Uron kryebashkiaku Arbana: Shijaku i 2020 do të shkojë drejt progresit! Prioritet, rindërtimi pas tërmetit

Uron kryebashkiaku Arbana: Shijaku i 2020 do të shkojë drejt progresit! Prioritet, rindërtimi pas tërmetit

Kryebashkiku i Shijakut, Elton Arbana,  urimin e tij për vitin e ri 2020, e nis për fëmijët, nënat, baballarët, gjyshet e gjyshërit, teksa më tej fjalët e tij për më shumë begati e mbarësi shkojnë për banorët e zonës së Shijakut, për ditë më të bukura nga ato që kaluan. Tërmetin e 26 nëntorit, jetët e humbura dhe dëmet që la pas i quan një sprovë, por thotë se Shijaku i vitit 2020 do të shkojë drejt progresit.

"Prioritet i yni në 2020 do të jetë rindërtimi i shtëpive, pallateve dhe shkollave që u dëmtuan nga tërmeti", thotë Arbana.

Urimi

Iku një vit kalendarik dhe po troket një tjetër.

Urimi im nis për ju FËMIJË:

T'ju gëzohet zemra gjithmonë!

Kam urim dhe për ju NËNA për devotshmërinë që i falni çdo ditë familjes tuaj duke e lumturuar atë, për BABALLARËT që me përkushtim punojnë për fëmijët e vet, për ju GJYSHE e GJYSHËR që ia bëni më të bukur e më të lehtë jetën mbesave dhe nipërve tuaj. Le të jetë viti 2020 për të gjithë banorët e Shijakut, Xhafzotajt, Maminasit, Gjepaljat, një FILLIM i ri. Ti japim shpresë ditëve tona dhe të përpiqemi të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, ditë më të bukura nga këto që kaluam.

Tërmeti na sprovojë të gjithëve, por nuk shkundi shpresën tonë. Me BINDJE të plotë ju them se gjithmonë ka shpresë për të PËRMIRËSUAR JETËN. Thjesht duhet t'i bëjmë gjërat ME DASHURI. Nëse duam që familja jonë të jetë perfekte, të njëjtën gjë duhet të dëshirojmë edhe për qytetin, shtëpinë tonë të përbashkët. Të jemi altruistë, të solidarizohemi dhe të kontribuojmë me sa mundemi për komunitetin ku jetojmë.

Shijaku i 2020 patjetër do të shkojë drejt PROGRESIT. Është privilegj për mua që në këto pak muaj, së bashku kemi bërë shumë punë të mira. Ndihem me fat, që si djalë Shijaku, do vazhdoj t'i shërbej qytetarëve të mi si kryebashkiak. Prioritet i yni në 2020 do të jetë rindërtimi i shtëpive, pallateve dhe shkollave që u dëmtuan nga tërmeti.

Me ndihmën e bizneseve, pa shpenzuar asgjë nga taksat do të ndërtojmë një KOPSHT dhe ÇERDHE të re sepse fëmijët tanë meritojnë më të mirën. Do të përmirësojmë jetën artistike të qytetit e cila ishte lënë në harresë, duke u përpjekur të nisim ndërtimin e një PALLATI të ri KULTURE, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, shfaqjeve artistike, teatër, kinema etj.

Me pak fjalë, na pret një vit i ri plot sfida dhe suksese! Ju uroj nga zemra Gëzuar 2020! Qoftë një vit sa më i mbarë me shëndet dhe harmoni për familjet tuaja, një vit i suksesshëm dhe plot energji pozitive!

Ju meritoni më të mirën!

Përzemërsisht,

Elton Arbana


Lajmi kryesor:

Politika uron 2020-ën/ Basha: 26 nëntori gjunjëzoi vendin! Mos e humbisni shpresën, bashkë sjellim Shqipërinë e mundësive


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)