Urrejtja jonë e madhe në proporcion me drejtësinë e vogël

Urrejtja jonë e madhe në proporcion me drejtësinë e vogël

Sa më pak drejtësi, aq më shumë urrejtje. Kjo po ndodh në Shqipëri pas çdo ngjarje të përmasave kombëtare. E dhimbshme për një vend ku njihen pothuajse të gjithë e ku pas çdo ndodhie vihen në shënjestër individë të caktuar; me të drejtë apo të padrejtë, me të vërtetë a me të gënjeshtërt. Nuk ka rëndësi nëse janë të majtë, të djathtë, neutralë; ka gjithnjë një “arsye” për të autorizuar dikë të thotë më të shëmtuarën që mund të mendojë të thotë për atë që urren dhe që mund ta thotë vetëm prej anonimi, por shpesh edhe jo. E drejta është përzier me padrejtësinë dhe në këtë kohë plot mjegull e pa rregulla po vazhdojnë të përfitojnë disa.

Nuk paska dëm më të madh që mund t’i bëhet një vendi, duke e lenë pa drejtësi. Një shtet pa drejtësi qënka një varkë e lëshuar në mes të detit nën dallgët më të larta, të egra dhe të pafundme të urrejtjes. Ikën një valë dhe sa hap e mbyll sytë arrin tjetra akoma më e fortë dhe e dhunshme. Ndërsa njerëzit “shijojnë” spektaklin e radhës, duke pritur e duke u shlodhur derisa t’iu vijë radha e fshikullimit. Kështu po kalon tranzicioni ynë: pa një arbitër të drejtë që mund të vendosë pikat mbi i, mbi njerëz, ngjarje e fakte, ndaj deri atëherë jemi njësoj të gjithë: urrejtës dhe të urryer!

Tashmë, dihet dhe njihet se kush e filloi këtë çorbë në ag të viteve ’90, që për ne duhet të ishin vitet e Demokracisë dhe Lirisë. E bëri sepse e mendoi se do të vinte një ditë dhe se padrejtësia do të ishte për të shpëtim, apo sepse ishte padituria dhe paaftësia për të bërë atë shtyllë qytetërimi kaq të rëndësishme e jetike për një shoqëri të lirë?

Sot jemi një shtet, një familje, një shtëpi pa traun kryesor, pa shtyllën kurrizore që mban në ekuilibër të tërën. Do të arrijmë në bregun e qytetërimeve më të mira apo do të qëndrojmë përjetë në këtë torturë pa drejtësi? Disa po vozisin drejt këtij bregu shpëtimi, të tjerë vazhdojnë të ngrenë dallgë dhe furtunë urrejtje pa mbarim. Secili mund të bëjë zgjedhjen e tij e të ndihmojë në lundrimin ku shpejt, të gjithë, të mund të shohim bregun ose furtunën pa mbarim.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 09/08/2020 22:27

    Bukur fole po thuaja atij kushos tënd

    Përgjigju
  • LORA: 06/08/2020 21:26

    Une besoj se jane hedhur themelet e drejtesise se drejte,me votimin e 21 korrikut 2016-te,me nje votim 100% ,dhe nen survejimin kontributiv te Donald Lu e Romana Vllahutin.Mirenjohje te thelle per kontributet e tyre ekskluzive ,ne favor te rrugetimit europianizues te Popullit Shqiptar Procesi reformues vijues,qe dihej se do te haste ne pengesa hunj e drunj prej atyre qe e dijne vete se cfare i kane bere shqiptareve we nga 1990-ta ,,spikat durimi civil dhe shpresa e njerezve per drejtesine e reformuar,ne ardhje.Denoncime te shumta ne dyert e hapura per njerzit nga administrata e Vetting-ut,perceptohet qartazi vetedija e shoqerise per te kontribuar pjesen e detyres se vet ne kete proces fundamental. Jam shpreseplote se une do te shoh me syte e mi futjen e Shqiperise sone ne hulline e parametrave kushtezues europiane te drejtesise.Dhimbjet e medha po kalojne,,,,urrejtjen le t'ua leme zullumqareve,kusareve, krimineleve dhe antishqiptarve te perbetuar,te njohur per bemat e tyre.Jemi nje vend aq i vogel,saqe e kemi te kollajte t'e njohim njeri-tjetrin. Respekt Alba Malltezi.

    Përgjigju
    • nora: 07/08/2020 01:48

      zgjidnja kush eshte se problemet i dine njerzit me mire se ju

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja