'Ushtare në rresht të parë'/ Njihuni me infermieren shqiptare që la foshnjen 3 muajshe në shtëpi për betejën me COVID! Sot feston ditëlindjen

'Ushtare në rresht të parë'/ Njihuni me infermieren shqiptare që la foshnjen 3 muajshe në shtëpi për betejën me COVID! Sot feston ditëlindjen

Infermierja Rovena Rushiti

TIRANË- Në mars, kur COVID u shfaq për herë të parë në vendin tonë, kishte vetëm 3 muaj që ishte bërë nënë.

Pavarësisht kësaj, Rovena Rushiti zgjodhi që të ishte një nga 'ushtarët' e rreshtit të parë në 'luftën' me COVID-19. Sot ajo vijon betejën me virusin, edhe pse në një nga ditët e saj më të bukura, atë të ditëlindjes.

Ka qenë ministrja Ogerta Manastirliu e cila ka zbuluar historinë e infermieres në një nga spitalet COVID në Tiranë, ku dhe e ka uruar publikisht.

"Foshnja e saj ishte vetëm 3 muajshe kur Rovena Rushiti, infermierja e palodhur e spitalit Infektiv, vendosi të shërbejë për pacientët me #covid19 dhe nuk është ndalur prej asaj dite, me përkushtim e vendosmëri të jashtëzakonshme, në misionin për të shpëtuar jetë.

Sot Rovena ka ditëlindjen dhe dua ta uroj përzemërsisht  me besimin se do të gjejë forcën për të përballuar edhe këto muaj të vështirë dhe shumë shpejt do të përqafojë e saj Edhe 100 Rovena", shkruan Manastirliu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?