Ushtria shqiptare është pajisur me 40 mjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri sipas standardeve të NATO-s, nga kompania “Timak Defence”, ku është pronar dhe shteti shqiptar. Në ceremoninë e dorëzimit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm për industrinë ushtarake shqiptare, duke thënë se vendi po hyn në një fazë të re të prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes.

"Janë 40 mjete të prodhuara me kolosët e industrisë së automotivit, të cilët i kanë besuar TIMAK. Këto mjete i vihen në dispozicion ushtrisë shqiptare. Sot kemi hyrë në një fazë të re, ku Shqipëria nuk është vetëm përdoruese e teknologjisë së mbrojtjes, por edhe zhvilluese e saj”, tha Rama.

Rama tha se objektivi është që brenda vitit 2028 Forcat e Armatosura të kenë të gjitha mjetet dhe kapacitetet sipas standardeve të NATO-s. Madje, nuk përjashtoi as mundësinë që Shqipëria të pajisje me prodhime ‘made in Albania’ edhe ushtrinë më të fuqishme të botës, atë amerikane.

“Brenda 2028, ushtria shqiptare do t’i këtë të gjitha mjetet, të gjitha kapacitete, që nga makina më  e lehtë, deri te armët më të sofistikuara. Do ketë flotë mjetesh të madhe sipas standardeve të NATO-s, për numër forcash, për kilometër për territor, do jetë e pajisur me shumëçka tjetër që ka nisur të projektohet dhe prodhohet në vend. Mos u çudisni të ekspozojmë gjëra të prodhuara këtu që do t’ia japim edhe ushtrisë më të madhe të botës, ushtrisë amerikane. Parafytyroni një ushtar të SHBA me prodhime ‘made in Albania’. Kush do ta kishte imagjinuar sikur tua thoshin deri pak vite më parë. Kjo është Shqipëria tjetër që ne kemi ndërtuar dhe do nisë të japë të tjera lloj rendimentesh dhe të tjera lloj produktesh duke pasur këtu parasysh industrinë ushtarake”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se aktualisht po prodhohen edhe 14 automjete të reja zjarrfikëse.

“14 zjarrfikëse të reja po prodhohen nga TIMAK. 14 zjarrfikëse ne nuk i kemi bërë dot bashkë në 14 vite, kur e morëm Shqipërinë pa zjarrfikëse. Sot kemi një flotë zjarrfikësesh, por të pamjaftueshme”, theksoi Rama.

Takimi i radhës thotë kryeministri do të jetë për të prezantuar prodhimet tërësisht shqiptare, pasi për mjetet e marra sot në dorëzim pjesët janë marrë nga jashtë vendit. Ndërsa nuk harron të theksojë edhe objektivin për mbrojtjen ajrore tërësisht shqiptare për samitin e radhës të NATO-s që do të mbahet në Tiranë. Kryeministri tha se do të përdoren dronë inteligjentë si edhe do të pajisemi me mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore.

"Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit, në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, "Made in Albania". Ashtu si kundër tanimë jemi gati, kemi bërë edhe porosinë për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria”, tha Rama.

 ‘'TimakDefence’ është krijuar në gusht të vitit 2025, dhe 20% të aksioneve zotërohen nga shoqëria shtetërore KAYO.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
Në samitin e NATO-s në Tiranë edhe Trump, Rama: Mbrojtje me dronë inteligjentë, kemi porositur mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore

 

Në samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë, do të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump. Kryeministri thotë se mbrojtja e samitit do të bëhet me dronë inteligjentë, ndërsa bëri me dije se Shqipëria do të pajiset me mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore.

“Unë mezi pres që të fillojmë të tregojmë edhe disa gjëra të tjera që po fillojnë të prodhohen në Shqipëri, ku, siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit, në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, "Made in Albania". Ashtu si kundër tanimë jemi gati, kemi bërë edhe porosinë për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria”, tha Rama.

Ora 12:08
Rama: Po prodhohen 14 zjarrfikëse të reja ‘Made in Albania’, synimi flotë sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së

 

Kryeministri Edi Rama thotë se në Shqipëri kanë nisur të prodhohen 14 automjete të reja zjarrfikëse nga kompania TIMAK. Ai tha se synimi është krijimi i një flote të unifikuar, që do të plotësojë nevojat e vendit sipas standardeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian.

"Katërmbëdhjetë zjarrfikëse të reja po prodhohen sot, që flasim, nga TIMAK. Katërmbëdhjetë zjarrfikëse ne nuk i kemi bërë dot bashkë në 14 vjet, në të njëjtën kohë. Atëherë kur e morëm Shqipërinë pa zjarrfikëse. Ndërkohë që, sot kemi një flotë zjarrfikësesh jo të vogël, por krejt të pamjaftueshme dhe, në vend se edhe këtu të shkojmë lart e poshtë e të bëjmë një tender sot, dy tendera nesër dhe t'i marrim ca të kuqe, ca vishnje, ca portokalli sipas tenderit të radhës, ne do të ndërtojmë një flotë zjarrfikësish që do të jetë njësoj si flota e ushtrisë, e cila sapo ka nisur të marrë formën e vet përfundimtare. Do t'i kemi të gjitha zjarrfikëset që i duhen Republikës së Shqipërisë sipas standardeve të një vendi të NATO-s dhe të një vendi të Bashkimit Europian, për frymë, për territor, për kilometër", tha Rama. 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tyta: 31/07/2026 19:32

    Tash po i bini ma te mirit ku te jet

    Përgjigju
  • visi: 31/07/2026 17:30

    A kanë ndonjë pjesë shqiptare këto mjete kur në vënd nuk prodhohet asnjë vidë...

    Përgjigju
  • Xhaxhi: 31/07/2026 15:19

    Nuk e dija qè Toyota èshtè shqiptare! Mbushe Edi!!!!

    Përgjigju
  • Liridon: 31/07/2026 14:10

    Keta turpin e hane me buke. Po ca kemi prodhuar ne se na habite. Rrjetat e telit qe kemi veshur dritaret e makinave apo ganxhen e terheqjes ?!?!?!?!? Po boll se late name se ne skemi takate te prodhojme breke perderisa tenderat i merr Turku edhe per policine dhe ushtrine.

    Përgjigju
  • Leo Melin: 31/07/2026 12:29

    a mer lale ti nuk je mire nga trute e kokes, je nje megalloman patologjik i pandreqeshem, e ke hallin tek protestat dhe fillon me arritjet e teknologjise shqiptare qe ne realitet nuk eshte ne gjendje te prodhoje as lojra per femije se pse i dogjet dhe i shkaterruat cdo gje qe trasheguat nga sistemi i Hoxhes, je vetem nje idiot noterik

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 31/07/2026 13:44

      Me duket se ti Leo nuk je mire , mos te ka rene djelli ne kok nga protestat .Yyyy legena qe nuk dini te flisni per realitetin .Morra jetojne ne kuriz te te tjereve , shko puno qe te dish vleren e lekut .Perpara qeveria e pa thyeshme RAMA .Fitore Shqiperia 2030

  • Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00

    Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?