‘Ushtrohem prej 20 vitesh çdo ditë‘ njihuni me Jennifer Lopez-in e Kosovës, 55 vjeçarja që po i lë të gjithë pa fjalë

Linda Murseli është 55-vjeçarja nga Kosova e cila me fizikun e saj është cilësuar si Jennifer Lopez. Edhe në këtë moshë, ajo ruan linjat e saj trupore duke ushtruar çdo ditë në palestër dhe duke krijuar një rutinë të shëndetshme në mënyrën e të ushqyerit dhe të jetës së përditshme. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi më tepër për mënyrën e saj të jetësës, ndërsa tregoi se me palestër merret prej 20 vitesh. 

Fitnessin nuk e kam filluar për format trupore por për të hequr stresin e një dite të lodhshme. Pastaj si rezultat vjen edhe dukja fizike. E kam filluar që para 20 vitesh, por në 10 vitet e fundit jam e rregullut, shkoj çdo ditë për një orë, nga e hëna në të premte. Pas punës, e kam ritmin tim. Kam vullnetin e paparë dhe më është bërë pjesë e pashmangme e një dite time” u shpreh ajo. 


Ndërsa foli për dietën e saj ushqimore, ajo tha se nuk ka të ndaluar asnjë ushqim por mundhet që gjithçka ta konsumojë në sasinë e duhur. 

Unë nuk kam asnjë ushqim të ndaluar, por unë bëj kujdes në karbohidrate, sheqer nuk I konsumoj shumë. Në mëngjes tërshërë me kos me fruta, gjatë ditës i kushtoj më shumë rëndësi proteinave, në mbrëmje nuk ha shumë, por nuk i kam të ndaluara ëmbëlsirat. 

E krahasuan me Jennifer Lopez, e për këtë Linda Murseli thotë se përpos formave trupore të përbashkët kanë edhe natyralitetin. 

Natyralitetin, pandërhyrja  komplet bio, thjesht është kujdesi nga turpit, lëkurës. Me face joga dhe mënyra të tjera. Cdo mbrëmje bëj lifting me gishta, Në mbrëmje marr një vaj ose krem e pastroj fytyrën, e lyej dhe pastaj I kam disa masazhe që i tërheq fytyrën. 

Ajo është mama e dy vajzave 32 dhe 26 vjeçe. Ndërsa thotë se ka pasur gjithmonë mbështetjen e tyre. 

Komentet janë pozitive, të gjithë më përkrahin, se pa përkrahjen e tyre unë nuk do e bëja dot. Vajzat më thonë që mburremi me ty. 
Janë justifime të kota, duhet sakrifikuar dicka nga përditshmëria jonë që ti kushtojmë kujdes vetvetes. 

Ajo ka edhe një mesazh për të gjitha vajzat dhe zonjat që të kujdesen më tepër për veten. Kurrë nuk është vonë të bësh diçka për vetveten, do të thotë të ruash natyralitetin tënd. Ditën e sotme është e thjeshtë të bësh operacione plastike, por të ruash natyralitetin tënd është më e rëndësishme
 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë