Vaj natyral për nxirje, 2 receta të thjeshta që mund t’i realizoni në kushte shtëpie

Me periudhën e verës dhe plazhit të gjithë kemi dëshirën që të nxihemi sa më shumë. Mirëpo a është e shëndetshme nxirja  si dhe metodat që ne përzgjedhim për  të realizuar atë?

Gazetarja Algerta Tafani është tepër  apasionuar pas krijmit të nxirësve natyral dhe bimor në kushte shtëpie, në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli"  ajo tregoi dy receta të thjeshta që mund t’i realizojmë shumë thjeshtë:

Receta e parë përfshin karrotë, vaj ulliri, vaj luledielli.

“ Duhet të qëndrojë 15 ditë, vendosim karrotën e grirë në rende, vajin e ullirit dhe vajin e lulediellit të dyja në të njëjtën masë” tha ajo, ndërsa këshilloi që kjo përzierje të përdoret vetëm për pjesën e trupit dhe jo për fytyrën. Kjo është një përberje tepër e shëndetshme, e cila përgatitet disa ditë përpara plazhit.

Receta e dytë përfshinë :

2 lugë vaj kokosi

pak ton make up  që përdorim për sytë

1 lugë krem Dielli me spf

Të gjithë përbërësit përzihen me njëri tjetrin për të realizuar një vaj nxirës me shkëlqim.

Por a janë të shëndetshme këto mënyra natyrale për të marr ngjyrën që dëshirojmë nga qëndrimi në diell? Dermatologia Violeta Dajçi u shpreh se janë metoda efikase që nuk e dëmtojnë lëkurën:

“Përbërësit nuk janë të dëmshëm nuk janë të dëmshëm për lëkurën as për organizmin, pra edhe nëqoftëse ndihmojnë në një lloj dhënie të ngjyrës së lëkurës më të shpejtë nuk e kanë dëmtuar. Dëmi është vetëm se nuk e mbrojnë dot organizmin, lëkurën, nuk kanë filtra mbrojtës për të ruajtur nga rrezatimi I dëmshëm diellor që është UVANË në rrezet e forta të diellitqë janë ato pas orës 11. Pra nuk mendoj që ësht dicka e gabuar por nuk mendoj që duhet përdorur në fashat e orareve kur Dielli është përvëlues. sepse këto përbërës nuk të mbrojnë dot nga rrezatimi diellor” përfundoi ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod