Vajza e këngëtarit të njohur shkodran Frederik Ndoci, Klea, ka marrë pjesë në kompeticionin për zbulimin e talenteve të reja në Amerikë, “The Voice of Amerika”. Klea, e cila është vajza e dytë e këngëtarit ka kaluar në raundin e tretë të këtij talent show. “Klea Ndoci vajza ime e dytë, është pjesë e "The Voice of Amerika".
Ajo ka kaluar në raundin e tretë, dmth është e përzgjedhur për të vazhduar më tej artin e fisit tonë. Mbështetja juaj është shumë domethënëse dhe kurajuese për të, sepse për shumë vite, ju ndalua e drejta për të qenë prane meje, që nga 1997...Ajo është vërtet e mirë në cilësi artistike dhe në shpirt sepse ka gjak artistësh dhe meriton më shumë ...Zoti vonon por nuk harron, e unë me kokën ngritur nga qielli e sytë mbushur me lot them faleminderit,”-ka shkruar Frederik Ndoci në Facebook.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com