Vajza e Michael Jackson, ka tronditur me deklaratën e saj në intervistën e fundit për ‘’Rolling Stone’’. Paris Jackson është shprehur se babain e saj e futën në kurth dhe e vranë.
 
 “Ai shpeshherë jepte detaje që të linin të kuptoje se dikush i ishte vënë pas. Një herë madje tha: ‘Ata do të më vrasin një ditë”,
- u shpreh Jackson, e cila ishte vetëm 11-vjeç kur i ati vdiq si pasojë e një përzierjeje medikamentesh të dhëna me recetë nga doktori i tij.
 
Vajza e legjendës së muzikës pop fajëson doktorin për vdekjen e këngëtarit. Ajo rrëfeu se disa herë ka tentuar të vetëvritet pasi në moshën 14-vjeçare e kanë përdhunuar.

Paris tregoi se përdhunuesi i saj ishte shumë më i madh në moshë se ajo dhe tërësisht i panjohur. Kjo ngjarje e zhyti atë në depresion dhe e çoi drejt drogës dhe tentativave të shumta të vetvrasjes.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com