Vaksina COVID, zv. Ministri i Shëndetësisë: Brenda 30 marsit 2021 vjen në Shqipëri! (VIDEO)

Në një kohë që Shqipëria pret vaksinën e koronavirusit që të mbërrijë në vend, zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla shprehet se vaksinimi do të fillojë brenda 30 marsit.

Në një intervistë për Report Tv ai u shpreh se Shqipëria po shkon paralel me vendet e tjera përsa i përket sigurimit të vaksinës nëpërmjet kontaktet me shtetet që ka marrëdhënie më të mira.

Ai shprehet se Shqipëria nuk ka kontakt të drejtëpërdrejtë me kompanitë e COVAX.

"Portofoli i COVAX përmban 9 kompani, 4 nga SHBA, 1 gjermane, 1 britanike, 1 austrialiane dhe 1 kineze. Është një aktivitet i rëndësishëm dhe ka qasje nga shumë kompani. Në tremujorin e parë do sigurohen 900 mln vaksina. Ne kemi paguar për vaksinën dhe do marrim vaksinat 1 mln e 400 mijë. Vetëm pas përfundimit të marrëveshjes dhe shpalljes nga EMA do të përdoret vaksina. Nuk kemi një datë ekzakte por është e sigurt që vaksina do të fillojë brenda 30 marsit. Ne jemi paralel me vendet e tjera. E gjitha qeveria, nëpërmjet kontakteve që ka, do të kemi burime vaksinash dhe nga vendet europiane. Duke qenë një vend i vogël ne e kemi problem kontaktin me kompani shumë të mëdha si Moderna apo Pfizer. Ne jemi një vend i vogël dhe kemi nevojë për pak vaksina. Ne kemi kontaktuar shumë vende që kemi marrëdhënie të mira për të marrë një sasi vaksinash. Ne do ta fillojmë patjetër vaksinën në fillim të vitit të ardhshëm" - tha Nikolla.

Ndërsa përsa i përket situatës së koronavirusit në vend, Nikolla thotë se aktualisht është nën kontroll. Ai shprehet se momentalisht, në spitalet COVID janë 550 shtretër, prej të cilave janë të zëna 344.

"Vetëm me spitalet COVID në Tiranë kemi në dispozicion 550 krevate ndërsa janë të zëna 344. Numri më i madh i shtretërve të reanimacionit janë të disponueshëm. Vetëm përpara 18 ditësh kishim një numër prej 480 krevatesh të zëna. Kjo do të thotë që masat e marra nga komiteti teknik kanë dhënë efekte. Strategjia është ndërtuar në baza shkencore. Ministrja Manastirliu raportoi për hapjen e repartit COVID në Elbasan. Edhe në Durrës dhe disa qytete të tjera, repartet për COVID janë gati. Të gjithë spitalet rajonale, numri shtretërve shkon në 1600 krevate dhe kemi të zëna vetëm 344. Menaxhimi i situatës është profesional. Kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi humbur jetë pacientësh. Ne po bëjmë atë që është në dorën tonë" - tha Nikolla.

Gjatë ditës së sotme u raportuan më shumë persona të shëruar se sa raste të reja me koronavirus. Konkretisht 503 raste raste të reja dhe 6 humbje jete. Ndërsa numri i të shëruarve ia ka kaluar infektimeve sot, ku janë shëruar 550 qytetarë, ulen shtrimet edhe në spitale.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alo Edi: 23/12/2020 21:33

    Alo o Edi, serbia e mori vaksinen. Po ti cfare po ben o Edi...?! Si shkoi shetitja ne USA?

    Përgjigju
  • Mjeku: 23/12/2020 20:52

    Sikur do e siguronim qe ne Janar o shoku zv.ministrer?????? Apo varja premtime pa pergjegjesi beni se per vete kuroheni dhe e merrni mjekimin nga jashte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollahu e shkel atë, ne do t'i godasim

Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollahu e shkel atë, ne do t'i godasim