Vaksinimi masiv dhe ulja e shifrave/ Zvicra heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi nga COVID-19

Vaksinimi masiv dhe ulja e shifrave/ Zvicra heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi nga COVID-19

Proces vaksinimi

Procesi i vaksinimit masiv kundër COVID-19 po sjell përfitimet e para për vendin. Së fundmi autoritetet e Zvicrës kanë marrë vendimin që ta heqin Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi nga COVID-19.

Njoftimi është bërë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Mësohet se masat e reja aplikohen për të gjithë ata të cilët lejohen të udhëtojnë në Zvicër, konkretisht, shtetas shqiptar me leje qëndrimi në Zvicër apo shtetas zviceran të cilët udhëtojnë nga Shqipëria, detaje mbi çështjen në linkun e mëposhtëm:

https://www.sem.admin.ch/sem/en/home/sem/aktuell/faq-einreiseverëeigerung.html#-1337349945

Duke filluar që prej datës 8 prill, shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Zvicrës nuk do të kenë më detyrim karantinimi në momentin e mbërritjes.

Heqja e Shqipërisë nga kjo listë parashikon që udhëtarët nga vendi ynë në drejtim të Zvicrës, të cilët udhëtojnë në rrugë ajrore do të kenë detyrimin të plotësojnë një formular digjital me të dhëna dhe të paraqesin rezultatin negativ të testit PCR të kryer jo më herët se 72 orë para udhëtimit.

Për ata që udhëtojnë në rrugë tokësore me mjete transporti publik do të aplikohet vetëm plotësimi i formularit digjital, pa pasur detyrimin e paraqitjes së testit negativ PCR, ndërsa ata që udhëtojnë me automjete private në rrugë tokësore nuk kanë detyrim të paraqesin asnjë nga dokumentet e mësipërme.

Për më shumë informacione klikoni KËTU

Një ditë më parë, pas Tiranës, ka nisur në mbarë vendin vaksinimi masiv i fashës së popullatës nga 65 deri në 70 vjeç. Ndërkohë vaksinimi masiv ne vendin tonë nisi që prej datës 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta. Sakaq Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti

Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti