Vaksinimi në rrethe, 40 mijë të vaksinuar në Vlorë, 25 mijë në Shkodër (VIDEO)

Po vazhdon me ritme të shpejta vaksinimi i popullatës, ku në Vlorë numërohen rreth 40 mijë të vaksinuar dhe në Shkodër 25 mijë. Aktualisht po marrin dozën e dytë të vaksinës të gjitha kategoritë, si të moshuar, mësues, gazetarë e policë. Vaksina duket se po jep efektet e para, pasi është shënuar rënie e numrit të infektuarve.

Në qytetin bregdetar të Vlorës vazhdon vaksinimi i popullatës me ritme të shpejta. Janë vaksinuar kundër COVID-19 rreth 40 mijë qytetarë, ndërkohë që po merret doza e dytë e vaksinës.

"Deri tani janë vaksinuar rreth 39600 persona dhe besoj sot do arrijmë në 40 mijë. Të gjithë personat që kanë dozën e dytë, e kanë datën e shënuar, po ashtu u komunikohet edh enë telefon., Ka kërkesë nga qytetarët që duan të udhëtojnë jashtë shtetit për ta bërë në afat më të shkurtër nga sa lejohet vaksinimi për nevoja personale, por kjo nuk është e mundur dhe duhet të respektojmë rregullat", tha Shefi i epidemiologjisë në Vlorë Agron Bashllari.

Kërkesat janë shumë të larta, ndaj Bashllari tha se të gjithë personat mbi 18-vjeç mund të paraqiten tek mjeku i familjes për të bërë planifikimin për datën e vaksinës.

"Kjo fundjavë të gjithë e pamë që kishim një numër të madh të ardhurish në Vlorë që do të thotë se ditët në vijim fluksi i personave do të jetë dhe më i larët dhe për këtë duhet të vaksinojmë sa më shpejt popullatën. Të gjithë personat mbi 18 vjeç duhet të paraqite te mjeku i familjes dhe të planifikojnë ditën e vaksinimit, nëse nuk e kanë bërë akoma", shtoi ai.

Bashllari shprehet vaksinimi ka dhënë efekte të menjëhershme në uljen e numrit të të infektuarve në Vlorë.

Edhe në qytetin verior të Shkodrës po vazhdon procesi i vaksinimit, ku deri më tani numëron 25 mijë qytetarë të vaksinuar. Aktualisht po marrin dozën e dytë të vaksinës gazetarët dhe punonjësit e policisë.

"Sot kemi filluar vaksinimin me dozat e dyta për gazetarët dhe punonjësit e policisë", tha Arben Xhabija Kryevaksinator

Mjeku shprehet se në disa raste janë shfaqur reaksione të lehta nga vaksina kundër Covid-19.

"Në përgjithësi vaksinimi ka shkuar mjaft mirë, ka patur forma të lehta të reaksioneve pas-vaksinale, ose forma mesatare, por forma të rënd anuk k apatur. Nisur nga situata epidemiologjike, shpresojmë që të ketë një sezon turistik i mirë, pasi edhe rastet kanë shënuar ulje", shtoi Xhabija.

Situata epidemiologjike është e qetë, është shënuar ulje e rasteve me covid-19, çka do të sjellë edhe një sezon turistik më të sigurt. 

 


Lajmi kryesor:

14.293 vaksinime në 24 orët e fundit! Manastirliu: Këtë javë vijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer, në maj mbërrijnë edhe 99 mijë të tjera


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës