Vala e të nxehtit, nga gjysma e qershorit, 20 mijë qytetarë u paraqitën në qendra shëndetësore

Vala e të nxehtit ka sjellë shqetësime shëndetësore tek shumë qytetarë, kryesisht tek grupmoshat  mbi 65 vjeç

Që prej 15 qershorit janë rreth 20 mijë qytetarë që janë paraqitur në qendrat shëndetësore verore të hapura për t’i ardhur në ndihmë pushuesve nga veriu në jug, ndërsa javën e fundit numri i qytetarëve që u drejtohen qendrave për të marrë ndihmë mjekësore është rritur edhe më shumë.

Këtë shifër e bëri të ditur Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami teksa ishte e ftuar në një intervistë në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj.

Ajo tha se numri i qytetarëve që marrin asistencës mjekësore është rritur ndjeshëm javën e fundit.

“Që prej 15 qershorit janë rreth 20 mijë qytetarë të paraqitur, por kjo javë ka shënuar rritje të numrit të qytetarëve të paraqitur pranë qendrave shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug, por edhe në këto 9 njësitë e lëvizshme të asistencës mjekësore stafi raporton për prani të qytetarëve që cilët jo gjithmonë paraqiten për një problem, por afrohen dhe vijnë për të matur parametrat”, tha Cami.

Cami tha gjithashtu se për të përballuar urgjencat nga vala ekstreme e të nxehtit, janë vendosur nëntë njësi të lëvizshme të asistencës mjekësore në pikat dhe qytetet kryesore në vend.

“Janë vënë në funksion nëntë njësi të lëvizshme të asistencës mjekësore në pikat dhe qytetet kryesore të vendit, katër asistenca janë në Tiranë, të cilat konsistojnë në vënien në dispozicion të qytetarëve që mund të kenë probleme, matje tensioni, pafuqi, asistencë mjekësore të shpejtë etj. Këto 4 njësi të cilat janë me ngarkesë edhe për shkak të turistëve ofrojnë shërbim për qytetarët. Ne kemi në gjithë Tiranën qendrat tona shëndetësore, po ashtu janë në funksion 4 urgjenca pedriatike. Këto 9 njësi, 4 janë në Tiranë po jemi në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Shkodër”, tha Mirela Cami.

Sa i përket turistëve që frekuentojnë bregdetin dhe destinacionet turistike, Cami njoftoi se 30 qendra shëndetësore janë pozicionuar nga veriu në jug.

“Që prej datës 15 qershor janë funksionale 30 qendra shëndetësore, që ofrojnë kujdes 24 orë me mjekë dhe infermierë të dedikuar, të pozicionuar në vijën e parë bregdetare duke i ardhur në ndihmë pushuesve vendas dhe të huaj. Këto qendra vijojnë nga Razëm, Theth, Tamarë, Valbonë, Shëngjin , Tale, Velipojë, Durrës, Kavajë, Mali i robit, Lushnjë, Divjakë, Dhërmi , Ksamili 1 dhe Ksamil 2 etj”.

Ndërsa Aurora Dollenberg, kryetare e mjekëve shqiptar ne Evropë, foli mbi situatën n ë Gjermani, ku tha se moshat më të prekura janë fëmijët dhe të moshuarit.

“Kandidatë për urgjenca në spital janë ose moshat pediatrike ose moshat shumë të avancuara, të cilët shfaqin shqetësime me zemrën apo luhatje të tensionit. Këto janë moshat që kanë mbingarkuar spitalet në Gjermani”, u shpreh Dollenberg.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille