“Bobi” është cilësuar gjithnjë si nga miss-et më të bukura shqiptare dhe e tillë është shfaqur edhe me përparësen e një amvise të mirë. Së bashku me znj. Tefta bukuroshja Selimllari ka gatuar rizoto me perime.
Ajo është shprehur se kuzhinën e ka pasion dhe shpesh krijon gatime, sipas mënyrës së saj. “Nuk preferoj të hap librat e kuzhinës dhe shpesh i krijoj vet recetat e gatimit”, ka thënë Valbona Selimllari.
Ndonëse nuk ka kohë të gatuajë përditë për shkak të angazhimeve të shumta, Valbona Selimllari ka pohuar se ajo gatuan me shumë dëshirë për miqtë dhe familjarët e saj. “në ditët e përditshme unë nuk gatuaj shpesh dhe gatimin ia besoj nënës sime, por më pëlqen të gatuajë darkave për miqtë e mi, madje diçka shumë speciale”, është shprehur Selimllari.
Su/ Shqiptarja.com