Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se marrëveshja për t'i dhënë fund konfliktit me Iranin është negociuar, por sipas tij, duhet vetëm që udhëheqësit në Teheran ta nënshkruajnë atë.
Trump ka thënë gjithashtu se SHBA dhe Irani ishin shumë pranë finalizimit të marrëveshjes, por sipas tij, Teherani po i trajton zyrtarët amerikanë si budallenj. Po ashtu Trump ka paralajmëruar sulme të reja kundër Iranit, duke akuzuar Teheranin se po zvarrit negociatat për marrëveshjen bërthamore.
"Irani mendoi se ne ishim budallenj", deklaroi Trump nga Zyra Ovale. "U dhashë më shumë kohë për të arritur një marrëveshje, por ata vazhdojnë të humbasin kohë", shtoi ai. Sipas presidentit amerikan, marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit "është plotësisht e negociuar" dhe "gjithçka që duhet të bëjnë është ta nënshkruajnë".
Trump theksoi se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore. "Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe nuk do t'i ketë, dhe këtë e kanë pranuar edhe vetë", u shpreh ai.
Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se forcat e armatosura të SHBA-së do të godasin sërish Iranin. "Dje i sulmuam fort dhe do ta bëjmë edhe sot", deklaroi Trump, duke shtuar se dëshiron "mbi të gjitha paqen në botë". "Lindja e Mesme duhet të sjellë paqe në të gjithë botën", tha ai.
Në një intervistë për Fox News, Trump konfirmoi se është pranë urdhërimit të sulmeve të reja kundër Iranit. Ndërkohë, në rrjetin social Truth, ai shkroi se Irani po merr "shumë kohë" për të negociuar me SHBA-në dhe se "tani do ta paguajë çmimin".
Deklaratat e Trump vijnë pasi gjatë natës SHBA-ja kreu sulme të reja në Iran, duke goditur rezervuarë të depozitimit të ujit në provincën Hormozgan. Operacioni ushtarak shkaktoi ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonës, veçanërisht në komunat Bamani dhe Kohstak.
Si kundërpërgjigje, Garda Revolucionare iraniane urdhëruan sulme ndaj objektivave amerikane në Bahrein, Kuvajt dhe Jordani. Sipas një komunikate të pasdaranëve, Forcat Hapësinore të Teheranit lëshuan raketa me rreze të gjatë veprimi me lëndë djegëse të ngurtë kundër një baze ajrore në Jordani, ku ndodhet personel ushtarak amerikan.
Sipas deklaratës së cituar nga "Al Jazeera", raketat iraniane goditën dhe shkatërruan katër objektiva brenda bazës, përfshirë hangarët e avionëve luftarakë amerikanë F-35 dhe një qendër komande dhe kontrolli.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar ashpër presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. "Diktatori antisemit Erdogan, i cili po kryen gjenocid kundër kurdëve, mbështet organizatën terroriste Hamas, shtyp popullin e tij dhe burgos kundërshtarët politikë, është personi i fundit që mund t'i japë mësime morale shtetit të Izraelit", deklaroi Netanyahu.
"Shteti i Izraelit dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, ushtria më morale në botë, do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri kundër Iranit dhe aleatëve të tij, të cilët kërcënojnë Lindjen e Mesme dhe mbarë botën", shtoi ai.
Në zhvillimet e fundit, sipas agjencisë Reuters, cisterna e naftës "Settebello", e goditur në brigjet e Omanit, është sulmuar nga raketa amerikane. Pas incidentit, qeveria indiane dënoi sulmin ndaj anijes.
"Në emër të qeverisë indiane dënojmë sulmet e sotme ndaj anijes 'Settebello' pranë Omanit", thuhet në një deklaratë zyrtare. Autoritetet indiane njoftuan se të 24 marinarët indianë që ndodheshin në bord janë shpëtuar, ndërsa i bënë thirrje palëve për uljen e menjëhershme të tensioneve në rajon.
"Ne kërkojmë de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës", përfundon deklarata e qeverisë indiane.

Një aeroplan luftarak amerikan hapi zjarr ndaj një anije cisternë nafte në Gjirin e Omanit, që po përpiqej të transportonte naftë bruto nga Irani, duke shkelur bllokadën e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit.
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi në një postim në rrjetin social ‘X’ se avioni "qëlloi municione në mënyrë precize në dhomën e motorëve të anijes, pasi ekuipazhi refuzoi vazhdimisht t'u bindej direktivave të forcave amerikane".

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin është negociuar dhe pritet vetëm që udhëheqësit në Teheran ta nënshkruajnë atë.
Komentet Trump i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se pjesë e marrëveshjes është ndalimi i plotë i Iranit nga e drejta për të pasur armë bërthamore.
"Marrëveshja me Teheranin është negociuar plotësisht dhe iranianët thjesht duhet të fillojnë ta nënshkruajnë atë, por po e vonojnë sepse e dinë se është e rëndësishme", tha mes të tjerash Trump.
Trump ka theksuar gjithashtu se marrëveshja e tij "ndalon plotësisht pasjen e armëve bërthamore", ndërsa ajo e arritur nga Barack Obama hapi "rrugën drejt armëve bërthamore".
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do e sulmojnë sërish ditën e sotme Iranin, madje edhe më rëndë se ditën e djeshme.
"Dje i goditëm rëndë, sot do t'i godasim përsëri rëndë - në rast se nuk e vutë re, në rast se nuk e ndezët televizorin", tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke iu referuar Iranit. "Do t'i godasim rëndë", përsëriti Trump, duke iu përgjigjur gazetarëve në Zyrën Ovale.
Presidenti theksoi më pas se Shtetet e Bashkuara "kanë të drejtë" t'i përgjigjen ushtarakisht Teheranit pas rrëzimit të një helikopteri amerikan Apache mbi Ngushticën e Hormuzit, dhe shtoi: "Irani mendoi se ishim idiotë, u dhashë më shumë kohë për një marrëveshje, por ata vazhdojnë të hezitojnë".
Çmimet në SHBA u rritën më shpejt muajin e kaluar se në çdo moment në tre vjet, sipas shifrave zyrtare.
Shkalla e inflacionit në ekonominë më të madhe në botë arriti në 4.2% në maj, treguan të dhënat nga Byroja e Statistikave të Punës e SHBA-së, ndërsa vendi u përball me kosto të larta të naftës dhe gazit për shkak të sulmeve të tij ndaj Iranit.
Që nga prilli i vitit 2023, masa e inflacionit e indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK) nuk ka qenë kaq e lartë.
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit kanë bërë që çmimi i naftës të rritet dhe të mbetet shumë mbi nivelet më të larta të paraluftës, duke bërë që mallrat dhe shërbimet në të gjithë ekonominë të kushtojnë më shumë.
Kjo për shkak të mbylljes efektive të korridorit jetësor të transportit detar, Ngushticës së Hormuzit, si dhe dëmtimit të infrastrukturës së prodhimit të karburanteve fosile.
Në kohë normale, rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë transportohej përmes rrugës ujore.
Inflacioni më i lartë shton presionin mbi Donald Trump, i cili mori detyrën me premtimin për të ulur kostot e jetesës.
Gjithashtu, kjo e përgatit atë për një përballje me Kevin Warsh, kryetarin e ri të Rezervës Federale, i cili është i mandatuar ta ulë inflacionin në 2%.
Trump e urrente të emëruarin e tij të mëparshëm, Jay Powell, për mbajtjen e normave të interesit të larta.
Sulme të vazhdueshme midis SHBA-së dhe Iranit ndodhën gjatë natës, pasi një helikopter ushtarak amerikan u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit.
Në një intervistë për Fox News, Donald Trump ka ofruar disa detaje mbi atë që ndodhi, përfshirë atë që ai e quajti një "mrekulli" që ndihmoi dy anëtarët e ekuipazhit të mbijetonin.
Presidenti amerikan tha se helikopteri u godit nga një dron që “u ngul mes dy pilotëve”.
Ai i tha medias amerikane se ndërsa droni ishte në flakë, ai nuk shpërtheu, ndërsa pilotët e ulën helikopterin në ujë dhe e quajtën mbijetesën e tyre një “mrekulli”.
Trump përsëriti gjithashtu një mendim që ndau në Truth Social, duke thënë se po shqyrtonte sulme më të gjera kundër Iranit.
"Mund të vazhdoj. Ata kishin një shans për të nënshkruar një marrëveshje dhe për të mbijetuar", tha Trump për Fox News.

Ndërsa Donald Trump kërcënon se Irani do të “paguajë çmimin” dhe një zyrtar i lartë në vend ka thënë se po “rishikon” bisedimet me SHBA-në, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës janë ende duke vazhduar.
Negociatorët nga Katari kanë udhëtuar për në kryeqytetin iranian këtë mëngjes, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Kjo është në një përpjekje për të finalizuar një marrëveshje pas bisedimeve të mëparshme me SHBA-në.
CNN gjithashtu e raportoi këtë zhvillim, duke cituar një zyrtar që të kishte thënë: "Pas konsultimeve me SHBA-në, negociatorët e Katarit udhëtuan për në Teheran këtë mëngjes për t'u takuar me iranianët në një përpjekje për të kapërcyer boshllëqet e mbetura."

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dhe zyrtarët e lartë iranianë kanë shkëmbyer kërcënime të reja për sulme të mëtejshme, pasi të dyja palët kryen sulme ndaj njëra-tjetrës.
Trump tha se Teherani ka marrë “shumë kohë për të negociuar një marrëveshje” dhe se tani “do të duhet të paguajë çmimin”, pa dhënë detaje konkrete. Ai shtoi se Irani është “mundur plotësisht” dhe se ka “vetëm fjalë e aspak veprime”.
Kjo erdhi pasi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, kishte paralajmëruar më herët se vendi i tij “nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm apo kërcënim”, duke thënë se SHBA-të kishin pësuar “humbje në fushën e betejës”.
Garda Revolucionare e Iranit ( IRGC) tha se goditi 21 objektiva në bazat ajrore dhe detare të SHBA-së në rajon, si pjesë e operacioneve të tyre hakmarrëse.
Në deklaratat e tyre IRGC pretendoi se kishte shënjestruar Bazën Ajrore Amerikane Ali Al Salem në Kuvajt, Bazën Ajrore Al Azraq në Jordani dhe Flotën e Pestë të SHBA-së në Bahrein.

Foto: Shpërthim në Iran nga sulmet amerikane
Irani dënoi sulmin e SHBA-së gjatë natës dhe kërcënoi të hakmerret kundër bazave amerikane në të gjithë Gjirin Persik.
"Këto bombardime përbëjnë një shkelje të qartë të Kartës së Kombeve të Bashkuara", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, dhe "me veprime të tilla agresive, qeveria amerikane ka demonstruar edhe një herë natyrën e saj armiqësore dhe luftarake".
Prandaj, "duke ushtruar të drejtën e saj legjitime për mbrojtje", forcat iraniane "goditën rëndë bazat dhe asetet ushtarake amerikane në rajonin nga i cili filloi agresioni".
Ministria, vazhdon deklarata, paralajmëron se Irani, "duke ushtruar të drejtën e tij për vetëmbrojtje, nuk do të hezitojë të shënjestrojë bazat dhe objektet logjistike të përdorura për të mbështetur dhe zbatuar aktivitete agresive kundër Iranit".
Teherani më pas thekson "përgjegjësinë e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht të Këshillit të Sigurimit, për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për t'i mbajtur përgjegjës autorët e akteve të tilla agresive".
Komente






Irani tregoj se tani ne lindjen e mesme komandojne ata dhe se amerika dhe cifutet do te kene probleme shume te medha sidomos per cifutet
Përgjigju