'Vallja e Yjeve' mbahet për 4 ditë në Pogradec! E bija e Lasgush Poradecit: Festival i cili përjetëson vlerat

'Vallja e Yjeve' mbahet për 4 ditë në Pogradec! E bija e Lasgush Poradecit: Festival i cili përjetëson vlerat

Foto nga festivali 'Vallja e Yjeve'

Vallja e Yjeve është festivali që do të shfaqet për 4 netë në qytetin e Pogradecit, në nder të shkrimtarit Lasgush Poradeci.

Nata e parë e tij startoi mbrëmjen e djeshme nën moderimin e dyshes së Ina Gjonçit dhe Kastriot Ramollarit. Gjatë netëve të festivalit do të interpretohet në tinguj muzika klasike dhe vargje nga Poradeci, gjithashtu pjesë e tij do jenë dhe grupet polifornike. Tingujt e kuartetit së Mimoza Muço, Eritan Kamolli, Alba Axha dhe Gezim Belegu sidhe pianistes Dhurata Lazo, hapën mbrëmjen me pjesë instrumentale Arbëreshë dhe nota të Chopin.

Një pritje të ngrohtë nga publiku dhe një qytet që mbart vlera e ka konsideruar Pogradecin Dhurata Lazo, e cila është për herë të parë në qytetin liqenor të juglindjes. Marie Gusho e bija e Lasgush Poradecit është shprehur e lumtur për koncertin “Vallja e Yjeve”, të cilin e ka konsideruar si festival i cili përjetëson vlerat. Poezia, muzika klasike dhe ajo tradicionale do ta shoqërojnë publikun Pogradecar, por edhe vizitorët, për 4 mbrëmje me radhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim