Vangjeli në 'Kontrast': Vetëizolimi i Kurtit i pakuptimtë, ai dhe Berisha janë dy fatkeqësitë më të mëdha

Përgatitjet për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në muajin tetor, sollën në Tiranë liderët e rajonit dhe komionerin e BE-së Oliver Vareley në një takim informal me Ramën. Këtë takim, kryeministri i Kosovës Albin Kurti zgjodhi ta bojkotojë, ndërsa për analistin Lorenc Vangjeli është i pakuptimtë vetëizolimi i Kurtit.

Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, me gazetarin Denis Minga, analisti Vangjeli thotë se egoizmi politik i shfaqur nga Albin Kurti në Prishtinë dhe Sali Berisha në Tiranë, janë dy fatkeqësitë më të mëdha.

“Nga turqishtja ‘bayraktar’ do të thotë flamur dhe për ta thënë në shqip flamuri ynë është por-amerikanizmi. Këtu fillon dhe mbaron historia, SHBA, NATO-dhe BE janë krijuesit dhe garantët e sigurisë së Kosovës. Siç ndodh në Ballkan, ku detaji shpesh ndodh që të sfumojë të tërën, më shumë se prania e kryeministrave të rajonit, bie në sy mungesa e Kurtit. Në politikë ka dy fjalë kyçe, komunikimi dhe vetëizolimi. Kaq larg qëndrojnë me njëra tjetrën. Komunikimi është çelësi në politikë, mund të komunikosh edhe me kundërshtarin. Kurti këtë detaj nuk po e shfrytëzon, nga ana tjetër, në kohën kur më shumë se kurrë Kosovës i duhet prania, vetëizolimi i Kurtit është më së paku i pakuptueshëm. Gjithmonë kam refuzuar të komentoj dhe të pranoj si të mirëqenë çdo qëndrim, sido që të ishte kur vinte nga Kosova. Kësaj radhe duhet të them që egoizmi polik, po aq i shfaqur në Tiranë, shembulli konkret është Berisha, edhe në Prishtinë, janë ndër fatkeqësitë më të mëdha”, tha Vangjeli.

Ndërkohë, deputetja e PS, Ermonela Felaj  tha se nuk ndihen mirë nga mungesa e delegacionit të Kosovës edhe në forume të tjera, ku ajo përmendi edhe një takim të kryetarëve të parlamenteve në Slloveni, që ishte bojkotuar nga Prishtina. Felaj thekson se Kosova duhet të jetë vetë e pranishme në forume ndërkombëtare për të arritur qëllimin për njohjen e Kosovës si edhe për rrugëtimin e saj në BE.

“Vitin e kaluar është mbajtur një takim i kryetarëve të parlamenteve në Slloveni dhe në atë takim mungoi delegacioni i Kosovës. Kishte konfirmuar pjesëmarrjen Daçiç, i cili ishte prezent. Në gjithë atë takim të krerëve të parlamenteve te Ballkanit, u tërhoq vëmendja tek mungesa e delegacionit të Kosovës. Kosova është shpallur si shteti i pavarur, Shqipëria ka luajtur rol themeltar gjë e cila kërkon edhe një përgjigje nga Kosova. Nuk mundet që në cdo rast Shqipëria të zërë vendin e Kosovës. Ata kanë shtetin e tyre, qasjen ne politikë, por vendin bosh në forume ku diskutohet për integrimin, cdo qeveri këtë duhet të ketë qëllim kryesor njohjen e Kosovës dhe vijimin në rrugëtimin europian. Ne vetë s’kemi munduar në asnjë forum të rëndësishëm, por nuk jemi ndjerë nga mosprezenca e Kosovës edhe në forume të tjera, ne kemi bërë avokatin e Kosovës që të jenë aty përfaqësues të Kosovë edhe pa votuar”, tha Felaj.

Po ashtu, Felaj shpjegon se takimi informal me liderët e rajonit është në funksion të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!