Vangjeli: Nëse Rama s’do shkonte një mëngjes në punë, do shkaktonte kaos njësoj si në PD! Koçi: Në 14 maj kemi të sigurt fitoren në Tiranë, Durrës e Elbasan

TIRANË- PD e zhytur në kaos, por a ka krizë edhe në PS? Për këtë u diskutua në Report Tv, ku ishte i ftuar deputeti i PS, Petro Koçi që tha se partia në pushtet ka treguar në këto 10 vite se i ka përballuar mirë sfidat. Megjithatë u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit e kanë të sigurt fitoren në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa analisti Vangjeli tha se socialistët mund të hasin probleme për bashkinë e Korçës, Kukësit dhe Lezhës. Megjithatë, edhe ai njëjtë si Koçi, edhe Vangjeli është i mendimit që socialistët do të fitojnë në Tiranë, Durrës e Elbasan, duke u ndalur më gjatë në kandidaturën e Luçiano Boçit.

“Kam parë sondazhet e rezervuara që nxjerrin Durrësit me ekuilibër të brishtë, por fitues janë socialistët. Tirana me diferencë të madhe në favor të PD, ndërsa në Elbasan, ka 2 vota socialiste për çdo votë demokrate. Ndryshe nga sa thuhet, në PD e Elbasanit, nuk ka kohezion, sepse Boçi ndonëse mund të konsiderohet i fortë, ai është një kandidat i imponuar nga Tirana, ndërkohë që kohë më parë Foltorja, kishte përcaktuar tjetër kandidat për bashkinë e qytetit”, tha Vangjeli.

 

Duke bërë një analizë të krizës në PD, ai shtoi se nëse Edi Rama do zgjidhte të mos shkonte në punë një ditë, do kishte kaos në PS. Por Petro Koçi u shpreh se nuk mund të bëhet krahasimi i PS me PD se nuk janë në të njëjtat rrethana. Teksa përmend faktin që Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kursenin akuzat me njëri-tjetrin, shton se në PS nuk ka kthim mbrapa të njerëzve që shkëputen nga politika. Këtu i referohet Berishës që zgjodhi të merrte sërish në dorë frenat e PD pas dështimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Lorenc Vangjeli: Garën nuk e kanë me Edi Ramën që e mallkojnë nga mëngjesi në darkë, por me veten e tyre. Kriza e vërtetë e PD nuk filloi me humbjen e zgjedhjeve, por kishte filluar më parë kur hija e rëndë e Berishës nuk kishte lënë askënd të ishte konkurrent i një mendimi vetjak. Të gjithë tentonin t’i ngjanin. Në PS është e njëjta dramë. Imagjinoni nëse një mëngjes Edi Rama thotë nuk shkoj më në punë. Reaksioni që do të shkaktonte në PS do të ishte i të njëjtës formë, ndoshta dhe më i fortë me kusht që Rama të mos ishte kujdestar.

Petro Koçi: Edhe Basha e ka përdorur si alibi Berishën. Ata e kanë përdorur njëri-tjetrin. Nuk mund të krahasohet situata në PD me PS sot.  Nuk jemi në situatën që të vëmë në pikëpyetje Ramën si kryetar të PS dhe si kryeministër. Duhet të kishim rrethana të tjera që të vihej në dyshim dhe të kishim alternativa e hipoteza. Kam përshtypjen që në PS, njerëzit që shkëputen nga plani organizativ nuk kthehen më mbrapa. Nuk jemi fare në atë pikë.

Ndër të tjera, Petro Koçi shtoi se pushteti vjen me rreziqet por ia kanë dalë t’i përballojnë falë energjisë së kryeministrit Edi Rama. Megjithatë shtoi se problemet mund të qëndrojnë në bazë. 

“Një parti politike që vepron në një vend si Shqipëria ka sfida serioze që duhen përballuar me sukses. Përgjithësisht PS është nën atë që quhet mentaliteti i një partie në pushtet. Kur je në pushtet ke gjithmonë rreziqe. Mund të sëmuresh në segmente apo persona. Pushteti është si martesa, të doli ngjalë e hëngre, të doli gjarpër e ha. Unë mendoj që në të tërën e vet, ndonëse 10 vjet në pushtet, PS e ka përballuar këtë si sfidë dhe mendoj se kryesisht vijon nga një lloj energjie që ka kryeministri. Jo se në strukturat e tjera mungon, por ndoshta jemi më të konsumuar në nivelin e bazës se në atë qendror’, tha Koçi.

Koçi bëri një koment edhe për sesionin e 60 të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit të Ekonomik të Detit të Zi, ku ishte protagonisti kryesor për rrëzimin e aprovimit të mandateve të delegacionit rus në Asamble.

“Në Beograd ishte arritje e madhe në planin politik se Asambleja Parlamentare e bashkëpunimit të Detit të Zi nuk është se është ndonjë organizatë e rëndësishme se nuk fdunksionon në planin ekzekutiv. Pra nuk mblidhen kryeministra e të marrin vendime kështu që ka një rrafsh që nuk është ndikues por përfaqësuesit parlamentar përpiqen të promovojnë idenë e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta nga pikëpamja ekonomike. Ngjarja atje u bë e rëndësishme sepse kur mblidhet kjo asamble, gjithmonë vendoset për mandatet e delegatëve të rinj. U bënë disa manovra se ishte presidencë serbe dhe sekretariati përpiqet të luajë me ekuilibër që përpiqet ta ketë mirë me të gjithë. Ne na u desh si delegacion që të kërkonim respektimin e rreptë të rregullave dhe u bë votim individual për çdo parlamentar të ri që do bëhej pjesë e asamblesë dhe të gjitha mandatet e parlamentarëve rus u rrëzuan. Edhe delegacioni ukrainas ishte i zjarrtë por në aspektin e repsketimit të rregullave, delegacioni ynë ishte qendrori”, tha Koçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 26/12/2022 20:27

    Kaosi shtetror ështé faktum kur dihet se e menagjon fashisti serbomadh nga Beogradi, Edvin shkjau shqipfolës ështé vetëm një pincet e vogël në foten e Vucicit fashist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta