Vapa 'deh' shoferët! Eksperti: Përse shtohen aksidentet në verë...Shqiptarët nuk dinë të ecin në rrethrrotullim /VIDEO-Intervista

Me ardhjen e sezonit veror kemi dhe një rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Ky është një fenomen që ndodh çdo vit në vendin tone dhe ka disa arsye për të ky numër rritet. Për Report Tv, ekspert Gëzim Hoxha tregon disa nga faktorët që çojnë në aksidente rrugore, ku një ndër faktorët kryesorë është pakujdesia e drejtuesve të automjeteve.

"Një ndër faktorët që influencon, janë temperaturat e larta, që është vapa edhe gjendja e përgjumur e drejtuesve të mjetit. Pra drejtuesit e mjeteve për shkak të dëfrimeve që bëjnë, tejkalojnë oraret e pushimit të tyre, qëndrojnë gjate gjithë natës zgjuar dhe në mëngjes duan të udhëtojnë, pra ata harrojnë se nuk mund të udhëtohet në gjendje të përgjumur, dhe për rrjedhojë shkojnë përplasen me mjetet dhe humbasin jetën. Po kështu është dhe një shkujdesje tjetër, përdorin pije alkolike. Mjaft drejtues automjetesh janë konstatuar me përdorim të pijeve alkolike si rezultat i festimeve që bëjnë në këtë periudhë dhe sebepeve të ndryshme që kanë, sepse vera ka shumë dasma, ka shumë fejesa, ka gjëra të tilla, evente të gëzueshme,dhe natyrisht këto pastaj kthehen në fatkeqësi për ata që nuk zbatojnë rregullat dhe tejkalojnë oraret e gjumit. Mungesa e kujdesit nga ana e drejtuesve të mjetit, të cilët janë të pakujdesshëm kur drejtojnë automjetin. Drejtuesit e mjeteve që kemi ne janë të pakualifikuar. Hyjnë në rrethrrotullim, i gjithë rrethrrotullimi është i ngatërruar, për shkak se drejtuesit e mjeteve nuk dinë te qarkullojnë nëpër rrethrrotullime dhe kjo sjell pastaj atë pasoje që shpeshherë krijojne konflikt edhe krijojnë përplasje midis automjeteve", shprehet Gëzim Hoxha.

Sipas Hoxhës, veç numrit të aksidenteve, ne vendin tonë janë dhe disa akse problematike, në të cilat aksidentet janë më të shpeshta.

"Intensiteti më i madh i lëvizjeve të automjeteve është rruga Tiranë-Durrës këtu ka dhe aksidente, ka rruga Fushe-Kruje -Shkodër, edhe kjo ka shumë aksidente, kjo edhe për shkak të përmasave të saj edhe të sinjalistikës. Tani po behet bypassi i Fierit, mendoj se do të lehtësohet qarkullimi. Këto janë rrugët që kanë qenë më problematike gjate këtyre viteve, mesatarisht", thotë eksperti.

Eksperti thekson se krahas faktorëve, gjatë sezonit veror, janë edhe disa masa konkrete qe merren për të ulur numrin e aksidenteve rrugore.

"Freskohet herë pas here sinjalistika rrugore, realisht. Vendosen gardielat mbrojtëse, muret metalik mbrojtës, policia bën plan masash te intensifikuar sepse ka shpesh herë bllokime trafiku dhe policët qëndrojnë me orë të tëra në temperatura shumë të larta realisht ose në shira të rrëmbyeshëm, pra ka një volum pune te madhe nga ana e policisë që bëhet në këtë periudhë, bëhet punë", thekson Hoxha.

Ndërkohë sa i përket qyteteve bregdetare me numrin më të lartë të aksidenteve në sezonin veror, Durrësi mban vendin e parë, për shkak të intensitetit të lartë të lëvizjeve, si një pikë kyçe e lidhjes me zonat bregdetare, veçanërisht jugun e Shqipërisë. 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Argjon: 05/06/2019 11:41

    Çështje e vapës duhet shtjelluar edhe më mirë. Një mungesë lëngjesh në trup, UJË, rrit shpeshtësinë e gabimeve gjatë drejtimin të mjetit! Është e këshillueshme të pini mjaftueshëm ujë gjatë verës. Mungesa e ujit sjell ndryshim e përqendrimit të elektroliteve dhe ul vëmendjen në kryerjen e punëve. Prandaj, përveç mos pirjes së alkolit, lëndëve çudibërëse, zbatimit me rreptësi të Kodit Rrugor, duhet të ujitni edhe mendjen! https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0031938415002358 Nuk do të ishte keq që të bëhej vlerësimi i autoshkollave sipas aksidenteve që bëjnë nxënësit e tyre. Gjithashtu edhe i mjeshtrave që lëshojnë lejet. Nëse këta nxënës kryejnë më shumë aksidente dhe faji përcaktohet si mungesë e njohurive, që duheshin nxënë gjatë mësimdhënies, atëherë hiqet leja e ushtrimit të veprimtarisë mësimdhënëse. E njëjta gjë edhe për lëshuesit e lejeve të drejtimit. Nga ana tjetër policia duhet të heqë sa më shumë pikë dhe leje drejtimi, për ata që e kanë mbushur kupën dhe ata/ato që tregojnë se nuk dinë çfarë është Kodi Rrugor. Vini re! Shqipëria ka 13.6 vdekje për 100 000 banorë të shkaktuara nga mjetet rrugore! Mesatarja e BE-së është 5/100 000 banorë! Numri i Shqipërisë është renditet i DYTI në Europë, pas Bosnjes. (Burimi i të dhënave viti 2015) Le t'i lexojnë këto të dhëna edhe "ekspertët" e policës shqiptare, që pa pikën turpi gënjejnë për gjendjen dhe thonë se jo jemi afër BE-së etj. Pjesa më e madhe e të vdekurve nga mjetet rrugore janë të RINJ! E kuptoni se për çfarë bëhet fjalë të dashur "highly corrupted officers"?! https://www.indexmundi.com/facts/indicators/SH.STA.TRAF.P5/map/europe Për kureshtje, mund të mendoni pak se kush ua jep ndihmën e shpejtë të aksidentuarve! CONCLUSIONS: The emergency services in Albania are currently staffed with inadequately trained personnel, who lack the equipment and protocols to meet the needs of the population. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27718129 Ps. Për ata që do të mërzitën nga të vërtetat:"Të rrojë partia!".

    Përgjigju
  • xxx: 05/06/2019 08:05

    Aksidentet ndodhin se shoferet nuk kane pjekuri,nuk zbatojn rregullat e qarkullimït,ecin sipas qejfit,me celular nuk kane vemendjen e duhur

    Përgjigju
  • Pershesh me kos: 04/06/2019 21:41

    Me kete trafik qe ka tirana,rrethrrotullimet dalin jashte loje. Ato jane per ndonje fshat me 5 makina. Vetem mbikalime nenkalime zgjidhin pune.(mendimi im)

    Përgjigju
    • VLORE: 05/06/2019 09:58

      PO SHUME E DREJTE NE ASNJE VEND NE EVROPE NUK GJEN BLLOKIM NE RRETHROTULLIM PFFF. KUPTOHET QE ESHTE I GABUAR NJE RRETHROTULLIM ME TRAFIK?!!

  • Patentat: 04/06/2019 21:08

    Ndershkoni autoshkollat qe japin patenta me LEKE ore cfare shteti jeni ju qe i beni popullin dele.

    Përgjigju
  • Shikohet vetem majtas ne rrethrrotullim, jo djathtas: 04/06/2019 20:48

    https://youtu.be/kNkFlBYkCpQ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar