Varësia e të rinjve shqiptarë ndaj rrjeteve sociale, a po na tregon diçka apo kështu jetohet tani?

Varësia e të rinjve shqiptarë ndaj rrjeteve sociale, a po na tregon diçka apo kështu jetohet tani?

Foto ilustruese

Kur shikon që të rinjtë janë të gatshëm të ndajnë çdo gjë të jetës së tyre dhe  me këdo në llogaritë tyre në rrjetet sociale të mundon pyetja: a është ky një dimension i ri lirie ku ky brez  shfaqet pa teklif si një libër i hapur apo është një një fenomen që po mundohet të na tregojë një problem.? Pse duan të jetojnë jetën e tyre edhe në rrjetet sociale dhe ndoshta më shumë aty, sesa realitetin?

 “Nuk më vjen turp ta pranoj, më pëlqen që hedh një fotografi dhe njerëzit më komentojnë dhe më thonë sa bukur dukem. Kjo më bën të ndjehem mirë” -tregon Marsela, një e re që po bënte fotografi tek instalacioni Reja, në bulevardin qendror në Tiranë.

Shumë të rinj dhanë të njëjtin “justifikim” për Gazetën “Si”. Donin të komentoheshin dhe të fitonin vëmendjen e ndjekësve të tyre. “Ku ka më mirë sesa të të shkruajnë njerëzit sa herë që hedh një story” tha Albjoni, një nga djemtë që po rrinin me shoqërinë e Marseles.

Përveç dëshirës për vëmendje, psikologe Aljona Jonuzi i tha Gazetes “Si” se është diçka që lidhet me vetëvlerësimin.

“Kam vënë re se të rinjtë kanë shumë mungesë vetëvlerësimi apo dhe vetëbesimi” tha Aljona. Sipas ekspertes kjo mungesë që tregohet në çdo moment si për shembull, njerëzit e mendojnë si të nevojshme të tregojnë në rrjetet sociale për një veshje që kanë blerë dhe të marrin miratimin e ndjekësve të tyre. E njëjta gjë ndodh dhe në momentin që dikujt i ndodh diçka e keqe.

“Duan ta tregojnë çfarë ka ndodhur në mënyrë që të tjerët ta ngushëllojnë.” Në të dyja rastet, ndjehen mirë kur personi tjetër thotë atë që  personi në fjalë do dhe pret të lexojë.

Xhoi e Kristela, dy vajza rreth të 20-at, nga stacioni i autobusit në qendër e edhe deri në stacionin e terminalit folën vetëm për diçka- kishte hedhur këtë foto, ishte atje sepse e kishte bërë story, para disa ditësh kishte ikur në Durrës etj etj.

Dukej qartë që të dyja vajzat, dinin çdo gjë për një person vetem nëpërmjet rrjeteve sociale dhe postimeve që ai person bënte. Vajzat i thanë gazetës “Si” se kjo është një mënyrë e re komunikimi. Kur personi nuk mundet t’i tregojë vetë dikujt se ku ndodhet apo çfarë po bën, poston fotografi si një lloj sinjali.

Të njëjtën pranon dhe një tjetër i ri, Fabi i cili i tha Gazetës “Si” se sa herë që zihet me të dashurën e tij, poston fotografi apo këngë në instagram si një mënyrë për ti thënë asaj diçka, për të “komunikuar” me të. Shumë të rinj përveç se dëshirë për vëmendje, postimin e tepërt në rrjetet sociale e lidhin me pranimin dhe dashurinë që duhet të kenë për veten.

“Postoj fotografi të miat sepse dua që dikush të më thotë se jam e bukur. Kështu filloj dhe e besoj se jam e bukur” thotë Drilona, një vajzë 25 vjeçare e cila pranon se në ditë mund të postojë dhe 10 fotografi në instagram. Por për  psikologen Aljona Jonuzi kjo mënyrë te jetuari ” se është diçka që lidhet me anën psikologjike të njerëzve. “Ne nuk dimë të jemi të lumtur me veten tonë.

Për shembull, shumë të rinj kanë probleme me pranimin e vetes ashtu siç janë dhe kanë nevojë për të marrë miratimin e të tjerëve, qofshin ato dhe njerëz që nuk i njohin fare. Kam parë një ulje të madhe vetëbesimi tek të rinjtë dhe një dëshirë akoma më të madhe për t’u pranuar nga të tjerët.” tha Aljona.

Po kush mund të ndihmojë në  vetbesimin e  të rinjëve?

Sipas psikologes, janë prindërit e këtyre adoleshentëve ato që nuk i mësojnë ato ta pranojnë veten ashtu siç janë dhe çka është më e rëndësishmja, ta duan veten aq sa mos të kenë nevojë për miratimin e të tjerëve. Klara, një vajzë 23-vjeçare i tregoi Gazetës “Si” se çdo gjë e shikon me syrin “ta hedh në instagram, snapchat” sepse ashtu ndjehet e plotësuar. Ajo e pranon se i’u ka treguar ndjekësve të saj për çdo gjë që i ka ndodhur në jetë, e mirë apo e keqe qoftë pasi kjo e ndihmon të ndjehet më mirë, në të dyja rastet.

“Më ka ndodhur fatkeqësi dhe e kam treguar në instagram. Kam qenë e lumtur dhe kam bërë të njëjtën gjë. Në këtë formë flasim dhe bisedojmë ne të rinjtë tashmë” thotë ajo. /Gazetasi

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie