Kjo është banesa e familjes së Bujar Beqirit në fshatin Urakë të njësisë Administrative Rukaj.
Në këtë godinë jetojnë brenda 15 persona, ndonëse është drejt rrënimit total.
E zonja e kësaj familjeje, Mine Beqiri thotë se çfarë bie jashtë hyn brenda kur ka shi.
Ajo thotë se ka frikë të jetojë brenda e ndërsa ekonomikisht e kanë të pamundur jo vetëm të rregullojnë banesën por edhe të ushqehen.
"Nuk jam e zonja me e përballuar gjendjen, jemi 15 persona në familje, po presim komunën dhe shtetit për të na ndihmuar" shprehet ajo.
Ndërkaq, Bujar Beqiri thotë se edhe pse ka dorëzuar të gjitha dokumentet, ende nuk ka përfituar asgjë nga shteti. Ai bën apel për ndihmë për të rregulluar banesën pasi ka frike se një ditë do t’i zërë 15 pjesëtarët brenda.
"Nuk na kanë dhënë asnjë lloj ndihmë, jetohej vetëm me 7 mijë lekë në muaj ndihmë. Me vështirësi shumë të madhe sigurojmë bukën, banesën e patë vetë, po më zë 15 pjesëtarë brenda"thotë ai.
Situata e kësaj familje është e njohur edhe për institucionet, por për shkak të mungesës së fondeve dhe donacioneve është e pamundur për ti ardhur në ndihmë qoftë edhe me rikonstruksionin e banesës.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO