Variantet e reja të COVID-19 'pushtojnë' Europën

Variantet e reja të COVID-19 'pushtojnë' Europën

Vaksinimi kundër COVID-19 , nuk ka arritur ende të vërë nën kontroll pandeminë. Në të gjithë kontinentin evropian variantet e reja të virusit po përhapen me shpejtësi të madhe. Varianti i ri u përfshiu një çerdhe dhe një shkollë fillore në periferi të Bollate të Milanos me një shpejtësi të mahnitshme. Për vetëm disa ditë, 45 fëmijë dhe 14 anëtarë të stafit rezultuan pozitiv.

Analiza gjenetike konfirmoi atë që zyrtarët dyshonin: Varianti shumë ngjitës i koronavirusit i identifikuar në Angli po shpërndahej me shpejtësi të madhe në qytezën e vogël vetëm 15-minuta larg nga qendra e Milanos.

“Ky është edhe demonstrimi se virusi ka një lloj inteligjence. Ne mund të vendosim të gjitha pengesat në botë dhe të imagjinojmë se ato të funksionojnë, por në fund të fundit, ai përshtatet dhe depërton në to ”, tha Kryetari i Bashkisë së Bollate Francesco Vassallo.

Bollate ishte qyteti i parë në Lombardi, rajoni verior që ka qenë epiqendra në secilën prej tre valëve që kanë përfshirë Italinë, që u mbyll nga fqinjët për shkak të versioneve mutante që Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se tani po fuqizojnë një tjetër rritje të infeksioneve në të gjithë Evropën. Variantet gjithashtu përfshijnë versione të identifikuara për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Brazil.

Evropa regjistroi 1 milion raste të reja COVID-19 javën e kaluar, një rritje prej 9% nga java e kaluar, tha OBSH të enjten.

"Përhapja e varianteve po nxit rritjen, por jo vetëm," tha Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, duke përmendur edhe njëherë se kur lehtësimi i masave nuk bëhet në mënyrë të planifikuar kjo mund të shkaktojë një rritje të theksuar të numrit të rasteve.

I ashtuquajturi variant britanik po përhapet ndjeshëm në 27 vende evropiane të monitoruara nga OBSH dhe është dominuese në të paktën 10: Britani, Danimarkë, Itali, Irlandë, Gjermani, Francë, Hollandë, Izrael, Spanjë dhe Portugali.

"Kjo është arsyeja pse sistemet shëndetësore po luftojnë më shumë tani. Në të vërtetë është një pikë kthese. Ne duhet të rezistojmë dhe të jemi shumë vigjilentë, " tha Kluge.

Në Lombardi, më e goditura edhe në valën e parë të pandemisë, pavijonet e kujdesit intensiv po mbushen sërish  pasi më shumë se dy të tretat e testeve pozitive janë të variantit të Mbretërisë së Bashkuar, thanë zyrtarët e shëndetësisë. Rastet vetëm në shkollat ​​e Milanos u rritën me 33% brenda një jave, tha kreu i sistemit shëndetësor krahinor.

Situata është e rëndë edhe në Republikën Çeke, e cila regjistroi një rekord prej gati 8,500 pacientësh në spitale këtë javë. Polonia po hap spitale të përkohshme sërish dhe vendosi një izolim të pjesshëm pasi varianti është rritur nga 10% e të gjitha infeksioneve në shkurt në 25% tani.

Kluge përmendi përvojën e Britanisë duke vënë në dukje se kufizimet e menduara mirë dhe futja e vaksinës kanë ndihmuar në shkatërrimin e varianteve të reja atje dhe në Izrael. Përhapja e vaksinave në Bashkimin Evropian, nuk po ecën me shpejtësinë e duhur për shkak të problemeve me furnizimet.

Në Britani, shfaqja e variantit të ri në dhjetor shkaktoi një rritje rekord të rasteve duke bërë që vendi të rifutej në një izolim tjetër kombëtar. Rastet që atëherë kanë rënë, nga rreth 60,000 në ku ishte kulmi në fillim të Janarit në rreth 7,000 në ditë.

Ndërkohë që qeveria britanike deklaron se do të shohë trendin e kurbës për të përcaktuar sesi do të vazhdohet  me lehtësimin e masave. Ky proces fillon të hënën me rihapjen e shkollave. Shkalla e infeksionit është më e larta tek njerëzit e moshës 13 deri në 17 vjeç, dhe zyrtarët do të shikojnë nga afër për të parë nëse rikthimi në klasa do të  sjellë një rritje të infeksioneve.

Varianti i Afrikës së Jugut

Ndërsa varianti i Mbretërisë së Bashkuar është mbizotërues në Francë, duke bërë që Nica dhe porti verior i Dunkirk të izolohet totalisht prej javësh , varianti i zbuluar në Afrikën e Jugut është më i përhapuri në rajonin e Moselës, i cili kufizohet me Gjermaninë dhe Luksemburgun. Aty varianti afrikan është regjistruar në  55% të rasteve.

Varianti afrikan gjithashtu është mbizotërues në disa zona të Austrisë, gjë që ka detyruar vendin të vazhdojë me shpejtësi të madhe të vaksinojnë qytetarët në ato zona të rrezikuara. Austria kërkon gjithashtu ndryshe nga shumica e vendeve evropiane që edhe shoferët e kamionëve të demonstrojnë teste negative te koronavirusit.

Varianti i Afrikës së Jugut, tani i pranishëm në 26 vende evropiane, është një burim shqetësimi i veçantë për shkak të dyshimeve se vaksinat aktuale nuk  janë plotësisht efektive kundër tij. Varianti brazilian, i cili duket se është i aftë të ri-infektojë njerëzit, është zbuluar në 15 vende evropiane.

E ndërkohë që variantet e reja po përhapen me shpejtësi të madhe, ajo që mund të vërehet tek të gjithë është lodhja e qytetarëve.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës