Varianti i ri i COVID, Omicron, i zbuluar në Afrikën e Jugut dhe me konfirmimin e rasteve të para në Britani, Belgjikë dhe Italia shkaktuar alarm në vendet europiane dhe në botë. Por epidemiologu Ilir Alimehmeti duket se është më optimist. Ai ndan dhe informacionin që vjen nga Shoqata mjekësore e Afrikës së Jugut, që ky variant shkakton simptoma të lehta.
'Shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti Omicron shkakton simptoma të lehta. Shumë zhurmë për asgjë! Le të presim. Shumë shpejt do ta marrim vesh me siguri. Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët.'-tha mjeku.
Shumë vende europiane kanë ashpërsuar masat anti-covid pas përhapjes së variantit të ri të virusit, duke rikthyer detyrimin e maskës por edhe duke mbyllur fluturimet me Afrikën.
Ndërkohë në vendin tonë ende nuk është marrë asnjë masë shtesë, krahas faktit që edhe masat aktuale mbeten vetëm të shkruara në letër ndërsa respektimi eshtë në nivelin zero. Për herë të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve zhvilloi konferencë më 22 shtator, ku nuk ndryshoi asnjë masë.
Aktualisht në vendin tonë ka mbi 7 mijë raste aktive me COVID ndërsa në dy strukturat spitalore janë të shtruar 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
MASAT ANTI-COVID NË SHQIPËRI:
Kufizimi i qarkullimit dhe aktivitetit të bareve/ restoranteve nga ora 23:00-06:00.
Kalimi në pikat kufitare me Pasaportë vaksinimi/Test PCR/Certifikatë Shërimi.
Në aeroport lejohen vetëm udhëtarët, jo familjarët që i shoqërojnë.
Mbajta e maskës me detyrim në ambiente të mbyllura.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
90.8%
-
Të gabuar
5.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 272
Lajme të tjera
-
Shtrimet në spitale në 2022 u shtuan 8% pas pandemisë! Fluksi më i lartë në kardiologji dhe psikiatri
4 Maj, 07:45
-
Posteri i Këlliçit, Hodaj në Repolitix: Po dalin në rrugë e u tregojnë gishtin e mesit qytetarëve! Alimehmeti: Do të përdorim çdo armë kundër korrupsionit
25 Prill, 22:26
-
Ylli Pata: Pezmi puritan i Dash Shehit për “bardhezinë” e Berisha-Metës në posterin e PS-së
25 Prill, 19:13
-
14 maji/ Ndreca: Këlliçi makijazhi i ‘non grata-s’, Tirana në 8 vite ka ndryshuar! Alimehmeti: Kostoja e jetesës është rritur, mungesë transparence nga Veliaj
17 Prill, 22:06
-
Premtimi i Këlliçit për transport publik falas, Mazniku: I parealizueshëm! Tipike e atyre që e dinë se nuk fitojnë! Alimehmeti: E mundur brenda 4 viteve
13 Prill, 21:38
-
Ylli Pata: Fushata e kandidatëve me Berishën në bark
10 Prill, 19:01
-
Gara për Tiranën, Alimehmeti në ‘Kontrast’: Transporti publik falas 100% i realizueshëm! Vangjeli: Dyshja Rama-Veliaj kanë epërsi që në start përballë Këlliçit
5 Prill, 14:49
-
Rritja e pagave për mjekët specialistë, Alimehmeti ironizon Ramën: S'je as në nivelin e Kosovës! 'Bluzat e bardha' ikin nga Shqipëria se e kuptojnë talljen e kryeministrit
9 Mars, 13:45
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar, 21:35
-
Alimehmeti zgjidhet drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD: Jam i nderuar! Është thirrje për të punuar drejt hartimit të alternativës qeverisëse shëndetësore
14 Janar, 09:14
-
Grip dhe viroza stinore, Alimehmeti: Nuk duhet të trajtohemi me antibiotikë! Numri i të sëmurëve do shtohet, është normale
7 Janar, 15:32
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08