Varianti i ri i COVID-19/ Rastet e para pozitive janë identifikuar në Suedi, Francë edhe Spanjë

Varianti i ri i COVID-19/ Rastet e para pozitive janë identifikuar në Suedi, Francë edhe Spanjë

Foto ilustruese

Është identifikuar rasti i parë me variantin e ri të koronavirusit në Suedi, siç ka raportuar Agjencia e Shëndetit Publik në vend në një konferencë për shtypë ditën e djeshme.

"Personi i cili ishte pozitiv ndaj virusit, kishte udhëtuar së fundmi nga Suedia nga Britania e Madhe, dhe ishte mbajtur i izoluar që nga mbërritja e tij, në përputhje me udhëzimet suedeze", tha mjeku i sëmundjeve infektive Signe Makitalo.

"Ky është një person që kishte udhëtuar në Suedi për të festuar Krishtlindjen," tha Makitalo, duke shtuar se rreziku që personi të infektojë të tjerët ishte jashtëzakonisht i ulët. 

Gjatë konferencës nga Agjencia e Shëndetit Publik, shefi i divizionit të saj Sara Byfors përsëriti se të gjithë ata që kanë udhëtuar kohët e fundit nga Britania e Madhe duhet të kryejnë testin, edhe nëse nuk kanë simptoma. 

Suedia vendosi kufizime të udhëtimit në fillim të këtij muaji për pasagjerët nga Britania për shkak të zbulimit të variantit të ri të koronavirusit.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Francë, ku një burrë i infektuar ka mbërritur në Francë nga Britania e Madhe, ai ishte asimptomatik dhe qëndrojë në shtëpi i izoluar. Autoritetet përkatëse po testojnë edhe raste të tjera të cilat dyshohen se janë pozitive me variantin e ri të COVID-19.

Spanja gjithashtu ka regjistruar 4 raste pozitive me variantin e ri të koronavirusit, raste të cilat vinin nga një udhëtim në Britaninë e Madhe.

Pas Britanisë së madhe, duket siç kanë parashikuar edhe shkencëtaret se ky variant i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi. Në te gjithë botën janë ndërmarrë masa të reja kufizuese për sa i përket zhvillimeve të fundit epidemiologjike, duke bllokuar udhëtimet e Mbretërinë e Bashkuar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës