Berat- Një vatër e madhe zjarri ka rënë edhe në pyllin pranë Uzinës së Poliçanit. Ngjarja ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme.
Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, raporton gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj, teksa janë siguruar edhe pamjet e këtij zjarri, që vetëm rreth mesnatës është vënë nën kontroll duke nxjerrë jashtë rrezikut zonat e banuara, por vagtrat u mbajtën nën monitorim për shuarjen e plotë.
Më problematike situata ishte pranë “Zonës C” të uzinës, në të cilën ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse. Në vendngjarje kanë shkuar zjarfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, për hedhje të ujit nga ajri.
Edhe kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka bërë thirrje për ndihmë. Gjithashtu edhe drejtori i Uzinave Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu, ishte pjesë e aksionit në terren.
Sipas Zotkës, shpërthimi në magazina ku ndodhen lëndët plasëse, do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është vetëm 200 metra larg. I zgjedhuri vendor ka qenë vetë në krye të aksionit të zjarrfikësve duke i orientuar në ndërhyrje përgjatë vatrës dhe hedhjen e ujit, si dhe këshilluar të tregoheshin të kujdeshëm nga flakët.
"Ruani veten!", dëgjohet të thotë ai.
Teksa kryen edhe telefonata të pandërprera me autoritetet qendrore, duke kërkuar ndihmë dhe ndërhyrje nga ajri.
Operacioni për shuarjen ka vijuar për disa orë, derisa zjarri u lokalizua për të mos shkuar drejt magazinave me lëndë plasëse dhe zonave të banuara. Autoritetet thanë se rreziku ka kaluar, teksa forcat vijojnë monitorimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura. Intensiteti i flakëve ra ndjeshëm në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.9%
-
Jo
35%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4031
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita Botërore e Autizmit / Dyfishohen pagesat mujore për fëmijët me aftësi ndryshe, njihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët
2 Prill, 11:57
-
Spitali i Beratit përmirëson kapacitetet, Sala: Sistemi shëndetësor drejt standardeve të BE-së
1 Prill, 14:33
-
‘Green Half Marathon’ vjen më 5 prill në Berat, në garë 700 vrapues nga 40 vende
31 Mars, 08:10
-
Dyshohet se abuzoi seksualisht me mbesën e mitur, Gjykata e Beratit lë në burg 39-vjeçarin! Autori mohon akuzat: Rast i sajuar nga kunata
30 Mars, 11:33
-
'Time Out': Këto janë 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri në vitin 2026
28 Mars, 10:05
-
Abuzonte seksualisht me mbesën 15-vjeçare, arrestohet xhaxhai! 39-vjeçari jetonte në të njëjtën banesë me të miturën
27 Mars, 09:45
-
Tension në Dimal, IMT ndërhyn për prishjen e serës, fermeri: Po më falimentoni
26 Mars, 15:35
-
Përmbytjet dhe zjarret në Vlorë, Emergjencat Civile drejtojnë gishtin nga bashkia: Zjarrfikëset s'kanë mjete! Kanale të bllokuara, rrugë rurale të pakalueshme
25 Mars, 16:09
-
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Me karafila të kuq e lot në sy, përcillet në banesën e fundit gazetari dhe publicisti i njohur
25 Mars, 13:04
-
Doganat 'zbarkojnë' te pijet alkoolike, biznesi në Berat gjobitet me 45.7 milionë lekë
24 Mars, 11:50
-
Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, të mërkurën përcillet në banesën e fundit! Homazhe në Pallatin e Kulturës në Berat
24 Mars, 09:18
-
Adrenalinë, natyrë dhe eksplorim, aventurat ‘fshihen’ në kanionet e Osumit
23 Mars, 08:07