Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral në Vaun e Dejës nga ku ka deklaruar keq qeverisja Rama -Meta e kanë shtyrë vendin drejt krizës ekonomike.

Sipas Bashës, ditë të vështira do të vijnë për ekonominë prej taksave të larta, çmimit të lartë të energjisë elektrike, mungesës së konkurencës në biznes.

Ai ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe Kreun e Kuvendit Meta për pasurim në kurriz të shqiptarëve  përmes tenderave korruptive dhe korrupsionit në dogana e tatime.

Basha bëri thirrje që keqeverisja sipas tij, të shpurret me votën e qytetarëve ndërsa kërkoi mbështetjë për Zef Hilën që të realizohet zhvillimi i Vaut të Dejës.
 
Basha paralajmëroi se PD, nuk do të lejojë manipulimet e votës duke qëndruar  në këmbë për ta parandaluar këtë.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)