Vau i Dejës - Një shpërthim me lëndë plasëse, fatmirësisht vetëm me dëme materiale është regjistruar gjatë mesnatës së sotme në një servis në fshatin Shelqet.

Sipas informacioneve bëhet me dije se servisi është në pronësi të Aurel Filipit.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

"Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtur derën kryesore të subjektit të tij(servis). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njoftoi sot policia.

lajm ne perditesim...