Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Vaun e Dejës. Rama ka takuar edhe kryebashkiakun e djathtë Zef Hila.
Të pranishëm në këtë takim ishin Paulin Radovani, deputeti Paulin Sterkaj. Në takimin me krybashkiakun Hila i cili është përfaqësues i Partisë Demokratike, kreu i qeverisë ka diskutuar me të për investimet në bashki, ku i premtoi se do të ndihmojë bashkinë nëse ka projekte të reja.
Takimi i Ramës me Hilën ka qenë në mirëkuptim të plotë, pavarësisht ndasive politike mes tyre. Ndërsa krejt ndryshe mund të thuhet sa i takon marrëdhënieve të kryeministrit Rama me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi e PD-së.
Rama e ka quajtur Ademin si kryebashkiaken më të dobët që ka pasur ndonjëherë Shkodra, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme t'ia besojnë qytetin Partisë Socialiste. Në një takim me strukturat lokale të PS në Shkodër, Rama e quajti Ademin "hu që s'di të bëjë asgjë", ndërsa kërkoi angazhim maksimal nga strukturat lokale për të rritur mbështetjen e PS atje.
Kryeministri Edi Rama ka nisur një sërë takimesh me banorët e zonave veriore dhe me strukturat e Partisë Socialiste në bazë.
Ditën e djeshme Rama takoi banorët dhe fermerët të fshatit’’Gruemirë’’ në Malësinë e Madhe.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com