Një aksion i Policisë së Tiranës në lokalet e natës në ish-Bllok ka vënë në pranga 11 persona, të cilët dyshohet se shpërndanin kokainë dhe kanabis.
 
Aksioni është kryer gjatë natës të së shtunës, në disa lokale në ish-Bllok, mes të cilave edhe “Folie”.
 
Policia është futur menjëherë në lokalet e natës, duke kryer kontrolle të befasishme.
 
Menaxherët e lokaleve dhe vet klientët kanë qenë të habitur nga ky kontroll dhe i janë bindur urdhrit të policisë.
 
Policia ka kontrolluar edhe në çantat e femrave si dhe çdo klient në mënyrë të imtësishëm.
 
Gjatë aksionit janë sekuestruar 5 gramë kokainë, 3 gramë kanabis, 20 celularë dhe 2 kanaçe inkosi për ngrohjen e lëndës narkotike.
 
Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë edhe skemën se si bëhej shpërndarja e drogës në këto lokale.
 
Ishin vet menaxherët e lokaleve, kamarierët por edhe DJ, të cilët bënin shpërndarjen e drogës.
 
Mes të arrestuarve kanë qenë 4 menaxherë lokale, një DJ dhe një kamarier.
 
Menaxherët e lokaleve u siguronin kushtet klientëve për të blerë drogën dhe për ta pirë atë në ambientet e brendshme.
 
Shpërndarja bëhej nga të njëjtat persona dhe një dozë kokaine mendohej se shitej rreth 100 euro. 

Pak ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi një grup i cili çonte në lokalet e natës në ish-Bllok, kokainë.
 
Dy personat u arrestuan në momentin kur po bëhej dorëzimi i kokainës.
 
Në këtë mënyrë Policia ka zbardhur skemën se si bëhet shpërndarja e drogës në lokalet e natës.

[gallery]20118[/gallery] 
Te arrestuar nga Policia e Tiranës janë:
1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
 
2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
 
3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, "Klient" - Shpërndarës i lëndëve narkotike.
 
4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Klient" - Shpërndarës i lëndëve narkotike.
 
5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
 
6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, "Klient" - Shpërndarës i lëndëve narkotike.
 
7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
 
8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
 
9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lolalit, Shpërndarës i lëndëve narkotike.
 
10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
 
11. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
 
I proceduar në gjendie të lirë shtetasi:
 
12. Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.