Një grup kriminal është zbuluar mëngjesin e sotëm nga policia italiane mëngjesin e sotëm.
Organizata e cila merrej kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike kryesisht kokainë,heroinë si dhe me prostitucion, përbëhej nga shtetas italianë, shqiptarë, rumunë dhe marokenë kryesisht të moshave 20 dhe 30 vjeç.
Gjatë operacionit të zhvilluar në Val di Suza në Torino janë arrestuar 12 persona .
Që nga nisja e hetimeve janë sekuestruar rreth 800 doza kokainë, hashash marijuanë dhe 1400 euro ndërsa janë identifikuar edhe 53 klientë të organizatës mes tyre edhe minorenë.
‘Biznesi’ i grupit diskutohej dhe përmbyllej në lokalet e zonës, porositë merreshin me telefon në mënyrë që të mos kapeshin nga policia dhe të shmangnin konkurencë.
Kodet mes tyre sigurisht ishin të veçanta, qumësht, kafe, aperitiv, birra një fjalor i kriptuar për një plan perfekt të shpërndarjes së lëndës narkotike pa u kuptuar.
Hetimet bënë që të identifikoheshin edhe, disa shqiptarë dhe një italian që drejtonin rrjetin e prostitucionit ku kishte kryesisht vajza shqiptare dhe rumune.
Njëri prej tyre kryente shërbimin taksi për 15 prostituta, dhe i ofronte aparatamentin e tij për tu takuar me klientët.
/Shqiptarja.com

VIDEO