Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, ka qenë e ftuar në finalen e “The Voice of Romania” ku edhe ka kënduar hitin e saj “Nëntori”  me të cilën këngë ka pasur mjaft sukses, transmeton albinfo.ch.

Arilena ka dhënë emocione në skenën e këtij shou, duke bërë që edhe anëtarët e jurisë ta duartrokisnin këngëtaren shqiptare.

I ftuar në finalen e mbrëmshme, ishte edhe këngëtari i njohur italian, Alessandro Safina, i cili këndoi me njërën prej finalistëve.

d.c./shqiptarja.com