Një situatë e pazakontë ka ndodhur në skenën e një koncerti në Sidnei, Australi ku po performonte këngëtari kanadez me famë botërore, Drake. Ky i fundit ka shpërthyer me kërcënime ndaj një personi në sallën e koncertit, i cili ka qenë duke ngacmuar femrat. Drake ka qenë duke performuar në klubin e natës “Marquee”, në Sidnei, kur ka dalluar një fans mashkull që po prekte femrat në mënyrë të pahijshme, shkruan ‘Page Six”.
/Shqiptarja.com
Videoja e ndarë në Instagram tregon se si reperi ndaloi në mes performancën për t’i tërhequr vëmendjen këtij personi.
“Nëse nuk ndalon së prekuri vajzat, do vij aty dhe do të të zhdëp”, thotë Drake në mikrofon, duke treguar me gisht nga personi.
d.c./shqiptarja.com











