Janë shumë të ftuarit, të cilët nuk kanë mundur t’i mbajnë lotët në studion e “Rudina”. E ftuar këtë të premte në Tv Klan, këngëtarja Manjola Nallbani mori një mesazh prekës nga vëllai i saj. Edhe këngëtarja nuk mundi t’i mbante lotët, nga fjalët që Eraldi kishte rezervuar për të.
/Shqiptarja.com
Por fjalët prekëse të tij, nuk lanë pa emocionuar edhe vetë prezantuesen e programit, Rudina Magjistari. Ajo u shfaq e përlotur dhe zbuloi se qëkur është bërë nënë preket për çdo të ftuar në studio.
“U emocionuan të gjithë pafund. Një mesazh i mrekullueshëm i vëllait pë motrën. Jeni të dy shumë të lidhur, por edhe me fat që keni njëri – tjetrin. Ishin momente shumë prekëse. Unë që kur kam lindur jam bërë aq e ndjeshme dhe prekem për çdo të ftuar në studio”, u shpreh Magjistari. (Marrë nga Tv Klan)
d.c./shqiptarja.com








