Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të celebruar festat e fundvitit.
Nga sheshi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka lançuar sot fushatën “Ti je heroi im” në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta shëndetësore të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Sipas ministrit Tahiri janë mbi 200 fëmijë të punonjësve të Policisë, të cilët kanë nevojë për ndihmë të veçantë.
Ministri u ka bërë thirrje të gjithëve që të solidarizohen për të ndihmuar dhe frymëzuar ata që kanë nevojë.
“Mirëmbrëma, ju falënderoj shumë, më shumë falënderoj fëmijët, edhe në këtë natë me temperaturë jo të përshtatshme janë këtu me ne.
Në fakt, në këtë fundviti, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit vendosi ta presë ndryshe.
Janë mbi 200 fëmijë të punonjësve të Policisë, të cilët kanë nevojë për ndihmë të veçantë, kanë nevojë për ndihmën tonë, mbështetjen tonë.
Dhe ne menduam që puna më e mirë që mund të bënim në këtë fundviti është t’u gjendemi atyre pranë, familjeve të tyre.
Për t’i ndihmuar duke dëshmuar dhe treguar solidaritetin njerëzor të njëri–tjetrit, të punonjësve të Policisë me njëri-tjetrin, të kolegëve, të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të gjithë atyre që ndjejnë se në këto ditë puna më e mirë që mund të bëjmë është të gjendemi pranë njëri-tjetrit dhe të ndihmojmë në ditë të vështira.
Unë dua të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan të realizonim një program të tërë që fillon me klipin dhe do vazhdojë me disa aktivitete për t’i ardhur në ndihmë familjeve që kanë më shumë nevojë në Policinë e Shtetit.
Dua të falënderoj të gjithë ata që mundësuan ideimin dhe realizimin e një kënge; dua të falënderoj fëmijët që ndihmuan në realizimin e saj; dua të falënderoj të gjithë personalitetet publike që na ndihmuan, Valbonën, Florin, Albanin; dua të falënderoj Besin, patjetër; dua të falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur më shumë sesa realizimin e këtij programi, krijimin e një dritareje komunikimi pa ndryshe mes njëri tjetrit, që ka të bëjë me gjithçka jemi përpara se të jemi njerëzit që bëjmë punën.
Ka të bëjë me njerëzit që jemi përpara se ka të bëjë me punën që bëjmë; ka të bëjë me dashurinë që kemi për njëri-tjetrin; ka të bëjë me ndjenjën që i transmetojmë njëri-tjetrit; ka të bëjë me nevojën që kemi për t’i treguar njeri-tjetrit solidaritet dhe mbështetje.
Unë dua të falënderoj edhe njëherë të gjithë ata që na treguan dhe na tregojnë vazhdimisht se edhe në Policinë e Shtetit, po kudo, ka njerëz të mirë që bëjnë të mundur të shohim njëri tjetrin me sytë e zemrës dhe të shpirtit.
Dhe kjo vlen shumë më shumë, pa asnjë diskutim, për punonjësit e policisë që për shoqërinë perceptohen si njerëzit e ngurtë brenda uniformës.
Në fakt janë njerëzit dhe familjet që në shumë raste kanë nevojë për shumë ndihmë dhe veçanërisht për ndihmën e shoqërisë.
Ne sot fillojmë një fushatë më 31 dhjetor, për t’ju gjendur pranë dhe për të ndihmuar familjet e punonjësve të Policisë që janë në nevojë.
Ndaj dua nëpërmjet jush t’u bëjë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të tregojnë solidaritet njerëzor dhe humanizëm në këto ditë të fundvitit.
Faleminderit shumë! Unë ju ftojë të ndjekim të gjithë bashkë klipin duke shpresuar që ju të transmetoni fjalën te çdo njeri që njihni.
Duke i bërë me dije gjithçka kemi nisur sot për t’i treguar se një mundësi është aty pas dere, për të ndihmuar një njeri apo një familje që ka nevojë.
Dhe kjo na bën qytetarë më të mirë. Kjo na bën njerëz më të mirë.
Ju falënderoj pa masë që të gjithëve”, tha ministri në fjalën e tij.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO