Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për dy rastet e rënda që tronditën vendin ditën e sotme, ku COVID i mori jetën një 18-vjeçari dhe një 32-vjeçare që kishte lindur vetëm pak ditë më parë. Rakacolli tha se të dyja humbjet ishin të rënda dhe për mjekët, ku një nga doktoreshat e kishte marrë duke qarë në telefon.
"Mjekët bënë të pamundurën, por situata ishte e rëndë nuk ia dolën dot as mjekët dhe as vetë djali 18-vjeçar. Kjo na bën që t’i këshillojmë të rinjtë. Shohim një mentalitet tek ata që mendojnë se edhe nëse na zë e kalojmë lehtë. Duhet ta marrin më seriozisht dhe të mbrohen. Edhe nëna 32-vjeçare nuk ia arriti dot dhe pse u përpoqën shumë mjekët. Duhet të bëhej një ndërhyrje, u shpëtua fëmija që edhe sot është mirë, 4-5 ditë ajo ishte mirë dhe u mendua që do kalonte, por ky është COVID, një sëmundje e rëndë që të kap në pabesi", tha Rakacolli.
Ditën e sotme një 18-vjeçar dhe një 32-vjeçare humbën jetën si pasojë e COVID. I riu prej më se një jave ishte i shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’. Ai kishte pasur komplikacione dhe vuante nga obeziteti, për pasojë ndërroi jetë. Edhe 32-vjeçarja nga Elbasani ka ndërruar jetë nga COVID, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mjekët ia kanë dalë që të sjellin në jetë shëndoshë e mirë fëmijën me ndërhyrje çezariane në muajin e shtatë disa ditë më parë po në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku ajo ishte e shtruar.
Lajmi kryesor:
Rritja e rasteve me COVID, Rakacolli në Report Tv: Kemi ngarkesë të 'tonazhit të lartë' në spitale, s'jemi ende në imunitetin e tufës (VIDEO)
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Nga 1 shkurti konsultë në shtet me mjekun jashtë orarit, Rakacolli zbulon sa do jetë tarifa në spitalin e Fierit
30 Janar, 15:01
-
Shëndetësia 2024/ 100 çifte do përfitojnë nga fertilizimi invitro në shtet! Paruke e protezë falas për gratë me kancer gjiri! Prindërit kërkojnë ilaçe për fëmijët me fibrozë cistike
15 Nëntor 2023, 18:49
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
5 vite punë në Shqipëri, studentët protestë para Kuvendit kundër ligjit: Do ta dërgojmë në Kushtetuese! Zv. ministrja: Ligji i konsultuar gjerësisht, s’ka kthim pas
20 Korrik 2023, 09:24
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars 2023, 14:08