Besnik Puti 36 vjeç nga Shkoza, i cili u gjet i qëlluar me plumb në mesditën e të shtunës në fshatin Kollogjesh të Shëngjergjit në Tiranë, mund të jetë vrarë, përkundër dyshimit të parë të policisë se ai mund të ishte vetëvrarë.
Ky është dyshimi i policisë së Tiranës, e cila tashmë po heton ngjarjen si vrasje. Kjo pasi akti i autopsisë i kryer nga ekspertët mjeko- ligjorë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka ngritur dyshime. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, i vrari Puti, kishte një plagë me vrimë hyrëse në pjesën pranë veshit nga pas kokës dhe dalëse në pjesën pranë syrit.
Ky konstatim i mjekëve ligjorë, ka bërë që policia të hedhë dyshime se Puti, mund të jetë vrarë dhe jo vetëvrarë.
Ngjarja u njoftua të shtunën në mesditë rreth orës 14:00, kur policia e Tiranës raportoi se Besnik Puti, 36 vjeç ishte gjetur i vrarë me armë zjarri. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, policia gjeti trupin e viktimës, i cili ishte qëlluar me armë zjarri. Po ashtu aty pranë trupit ishte edhe një armë zjarri pistoletë “TT”, e mbushur.
Nga kqyrja, policia vuri re se se arma kishte kryer një qitje nisur edhe nga fati se i vrari ishte qëlluar një herë në kokë. Viktima sipas policisë kishte marrë një plagë në kokë.
Nisur nga kjo rrethanë, policia ka ngritur dyshimin se ngjarja ishte vetëvrasje.
Po ashtu edhe në dorën e djathtë të viktimës, janë gjetur faktorë plotësues. Por fakti i përcjellë nga mjekët ligjorë ka bërë që në hetim të përfshihen specialistë të zyrës së vrasjeve, të cilët po marrin në konsideratë dyshimin se Puti 36-vjeçar nga Shkoza mund të jetë vrarë dhe jo vetëvrarë.
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO