Vdekja tragjike e Dwamena-s/ Prodani në Report Tv: Ishte dhe përgjegjësi e ti, i quante opinione këshillat e mjekëve! Met’hasani: FSHF mund ta shmangte

Vdekja e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena në spital të shtunën (11 nëntor) pas atakut kardiak në fushën e blertë, ka shkaktuar shumë diskutime mbi gjëndjen shëndetësore të 28 vjeçarit dhe nëse ky i fundit duhet të ishte lejuar të luante futboll.

Për të hedhur dritë mbi rastin dhe për të sqaruar proceduarat e pranimit të një futbollisti në skuadrat e afirmuara, të ftuar në emisionin "Përballje" në Report TV, ishin ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduart Prodani dhe gaetari sportiv Dëfrim Met'hasani.

Prodani tha se institucionet përkatëse duhet të mbajnë qëndrimin e tyre në lidhje me rastin, pavarësisht hetimeve, dhe theksoi se sportisti i ndjerë duhej të mbahej në vëzhgim për shkak të mendimeve të tij radikale, duke i cilësuar udhëzimet e mjekëve si këshilla.

"Të gjithë  e kemi parë që Dëamena besonte në Zot, i quante opinione këshillat e mjekëve, ishte dhe përgjegjësi e tij personale kjo që ndodhi",- tha Prodani.

“Asnjë lojtar nuk mund të federohet nëse nuk paraqet raportin mjekësor që është i aftë. Në këtë situatë ku nuk ka informacion , ku mungojnë njoftimet për mediat, qoftë të klubit, qoftë të FSHF, qoftë të institucioneve përkatëse sepse ka në lloj terri informativ, vërtetë ka një hetim po hetimi do bëjë punën e tij, Këto institucione duhet të thonë se si e shikojnë këtë çështje",- shtoi ai.

“Ky ishte një rast i paralajmëruar në fakt, vinte me një defekt, aq më tepër që ishte shprehur se nuk i përfill këshillat e mjekëve. Ky duhet të ishte nën vëmendje të veçantë",- theksoi Prodani.

Gazetari Dëfrim Met’Hasani deklaroi se tragjedia e Dwamenas mund të ishte shmangur nëse në rregulloren e FSHF lojtarë me të tillë probleme nuk do lejoheshin të merrnin pjesë, ashtu siç është në disa vende të ndryshme.

“Meqë ndodhi dhe kjo, të paktën Federata Shqiptare e Futbollit të ketë në rregulloren e saj që një futbollist nuk mund të luajë në fushë kur ka këtë rast. Pavarësisht se kontrollet bëhen dhe vizitat mjekësore bëhen. Çdo ekip, në prag të çdo sezoni, çdo futbollist është i detyruar t’i nënshtrohet testeve mjekësore”.- është shprehur Met’hasani.

K.M/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë