Vetëm 2 nga 14 gardianët e burgut të Nigritas në Greqi kanë pranuar që kanë dhunuar shqiptarin Ilia Kareli, që humbi jetën dy vite më parë.
 
Në seancën gjyqësore që u zhvillua sot në gjykatën greke, dy gardianët deklaruan se e dhunuan shqiptarin duke e goditur disa herë në shenjë hakmarrje për vrasjen e kolegut të tyre.
 
Njëri nga gardianët tha se “e qëllova dy herë me grushte dhe shkelma”.
 
Ndërsa gardiani tjetër pranoi se i kishte hedhur një kovë me ujë. Të dy gardianët shfaqën pendesë në gjykatë për sjelljen dhe dhunën ndaj shqiptarit, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë nuk e pranuan akuzën.
 
Seanca e radhës gjyqësore do të zhvillohet më 28 shtator.