Policia e Kavajës konfirmoi zyrtarisht se taksisti Faik Fezgaj nga Durrësi, i denoncuar si i zhdukur tri ditë më parë, ka humbur jetën nga mbytja në kanalin e ujit, ku ai u gjet bashkë me mjetin e tij.
Ky ka qenë rezultati i autopsisë së kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë. Mbrëmjen e të mërkurës,53-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në rrugën dytësore në zonën e Vil Bashtovës, kur mjeti i tij ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Ekspertët autoteknikë të Policisë Rrugore kanë arritur në përfundimin se mjeti ka rrëshqitur si pasojë e shpejtësisë që ka pasur në një kthesë të rrugës.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com