TIRANË - Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, Bashkia e Tiranës do t’i nënshtrohet një auditimi për të verifikuar zbatimin e ligjit dhe për çdo shkelje personat përgjegjës do të dërgohen përpara drejtësisë. Kështu u shpreh sot pasdite kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte i pranishëm në njësinë nr. 9, nga ku prezantoi programin e detajuar për zgjidhjen e 365 problemeve të identifikuara në këtë zonë. Veliaj deklaroi se kryebashkiaku aktual i ka dhënë leje vetes së tij për të ndërtuar në një kat shtesë mbi katin e 12 të pallatit ku jeton vetë.
“Do të auditojmë gjithçka që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, do të auditojmë nëse Lulzim Basha mori pëlqimin e banorëve të pallatit përpara se t’i jepte leje vetes për të ndërtuar një kat shtesë, do të verifikojmë nëse e kanë zbatuar ligjin për 60 lejet e ndërtimit që dhanë, duke ia hedhur si lak në fyt Tiranës”, deklaroi Veliaj. Ai tha se auditi do të prekë edhe tenderat që po zhvillohen së fundi. “Do të bëjmë një audit për të parë nëse tenderi i fundit, që sapo ka filluar për ndërrimin e shtatë të sahateve të ujit brenda një mandati, ka shkelur ligjin. Për herë të parë në këto 4 vite Tirana do të ketë drejtësi, kush ka ndërtuar pa leje, qoftë ky edhe kryetari aktual i Bashkisë, do të shkojë përpara drejtësisë. Se ne nuk mund të kemi një Tiranë ku ca janë të nënës dhe ca të njerkës”, theksoi Veliaj.
Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës solli në vëmendje se lagjet ku banojnë Lulzim Basha, Halim Kosova dhe së fundi edhe në lagja e vjetër e Sali Berishës, janë të mbushura me problematika. Duke theksuar se ata janë të paaftë për të rregulluar lagjet e tyre, Veliaj renditi të gjitha problematikat e indetifikuara dhe prezantoi angazhimet konkrete për këtë njësi.
"Në njësinë 9 kemi identifikuar 10 hapësira parkimi abuzive, që do të çlirohen në datën 21 qershor. Ne kemi hedhur në hartë 21 hapësira që janë uzurpuar krejt papritur. Janë 114 probleme me infrastrukturën që kemi identifikuar në lagjen tuaj”, tha Veliaj, duke shtuar se “nuk ka platformë më diskredituese kur shikon kundërshtarin që premton po ato gjëra që duhet të ishin bërë në këto 4 vjet”.
Një tjetër fushë, ku ekipi i urbanistëve të kandidatit të majtë kanë vërejtur probleme është ajo e objekteve arsimore. “Ne kemi propozuar që me votën e 21 qershorit të bëjmë një rikonstruksion total të kopshtit numër 36. Edhe shkolla Jeronin DeRada është një shkollë që bën mësim me dy turne. Do të ndërtojmë një shkollë të re për njësinë 9, që shkolla Jeronim De Rada të mos shërbejë më me 2 turne”, shtoi Veliaj.
Për sa i përket hapësirave të gjelbra, ai tha se janë identifikuar 12 hapësira, ku ose ka kënde lojërash që janë vandalizuar ose kanë mundësi të kthehen në kënde lojërash. Sipas tij, në këtë njësi ka dhe 5 hapësira me një mungesë totale gjelbërimi. “Para katër vjetësh, për të fituar votat, slogani ishte “Qytetari është i pari”. Pasi vodhën zgjedhjet, slogani u bë ‘Beton, beton, beton’. ‘Gjelbërim, park, lulishte’ është motoja jonë. Këtij qyteti i ka ardhur në majë të hundës betoni”, deklaroi Veliaj.
Për kandidatin e majtë, në vendin e parë të problematikave për këtë njësi është gjendja e rënduar e rrugëve, ku janë identifikuar 170 probleme. Veliaj sqaroi se janë identifikuar 75 rrugë të amortizuara dhe me gropa, 36 puseta që mungojnë dhe 16 rrugë totalisht pa ndriçim. Këtyre problemeve, sipas tij, u shtohen 5 lokalitete që janë totalisht në kontrollin e kafshëve të rrugës dhe 36 probleme me sigurinë ushqimore. Për të gjitha këto çështje ai premtoi ndërhyrje pas datës 21 qershor. Nga ana tjetër, Veliaj solli në vëmendje se krahas ndërhyrjeve përmes projekteve lokale, ka edhe projekte të mëdha siç është Bulevardi i ri i Tiranës apo ndërtimi i unazave të Tiranës, që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të njësisë 9. “Unazat e Tiranës janë një proces që do të shohin një përparim të jashtëzakonshëm për t’i përfunduar në këtë mandat. Nëse votoni më 21 qershor drejtimin e duhur ta keni të qartë se po votoni për ndërtimin e unazës së re që do të çlirojë trafikun”, u shpreh Veliaj.
Lidhur me lejen e publikuar në media, që kryebashkiaku i ka dhënë vetes për ndërtimin e një kati shtesë, Veliaj deklaroi: “E dini çfarë kishte bërë Luli në 1 gusht vjet, kur ju mendonit se PD ishte në krizë dhe Tirana nuk menaxhohej. Vjet në 1 gusht, kujt mendoni se i kishte dhënë leje Lulzim Basha? Lulzim Basha i kishte dhënë leje Lulzim Bashës, për të bërë një kat pa leje aty ku ka shtëpinë, në katin e 12. E gjithë Tirana me moratorium për ndërtimet, e gjithë Tirana ndaloi ndërtimet, e gjithë Shqipëria ndaloi ndërtimet, Lulzim Basha vajti një ditë në punë, pasi kishte 1 vit që rrinte në Hollandë dhe i dha leje Lulzim Bashës për të bërë katin e 13”, deklaroi ai.
“Pra, e ka bërë një punë. I ka dhënë leje vetes së vet. Përtej humorit, kjo është një shkelje shumë e rëndë e ligjit. Kur kryetari i bashkisë ndërton vetë, kur Tirana e ka të ndaluar ndërtimin dhe shton vetë një kat, pyetja është si mund të jesh kaq i pafytyrë që të ulesh në karrigen e kryetarit të Bashkisë dhe t’i japësh një leje të paligjshme vetes tënde? Si ka mundësi që këta kanë kurajën dhe i kërkojnë qytetarëve votën, pasi qytetarët fituan betejën për ndalimin e ndërtimeve me leje tek Liqeni për pallatin e Shkëlzenit? Doktori, që jo vetëm tejkalon lejen, jo vetëm shton kate, jo vetëm legalizon një javë përpara se të ndërrohet pushteti, gjithashtu ka kurajën që t’u kërkojë qytetarëve t’i japin votën edhe katër vjet të tjera”, përfundoi Veliaj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO