Kandidati i së majtës për drejtimin e Bashkisë së Kryeqytetit Erion Veliaj ka prezantuar programin e e tij në njësinë bashkiake numër një.
Veliaj është ndalur veçanërisht në projektin për përmirësimin e infratsrukturës, pasi siç tha ai në katër vite kjo zonë është lënë në harresë nga kryebashkiaku Lulzim Basha.
Veliaj i ka kthyer përgjigje edhe reagimit të nënkryetares së bashkisë Nevila Xhindi, lidhur me lejen që zoti Basha i dha vetes për një shtesë në pallatin e tij.
Ai tha se këtë nuk e la për pasardhësin në bashki pasi nuk e beson as ai vetë që Halimi Kosova ta fitojë këtë garë.
Ndërsa fliste për programin, kandidati i ASHE-së ironizoi rivalin e tij në këtë garë kur tha se po kopjojne pasi po mësojnë se çfarë nuk kanë bërë gjatë katër viteve.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO