Veliaj dhe Shahini prezantojnë modelin e Kartës së Studentit /40 shërbimet

Veliaj dhe  Shahini prezantojnë modelin e Kartës së Studentit /40 shërbimet

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, prezantoi sot modelin që do ketë Karta e Studentit dhe që do të nisë të shpërndahet shumë shpejt për studentët.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës e përmbushi në një kohë rekord këtë detyrim. Ai shtoi se Karta e Studentit ishte një detyrim i vetë universiteteve, por kjo nuk u bë prej tyre, çka detyroi bashkinë që ta merrte në dorë procesin. Sipas Paktit për Universitetin, tashmë këtë detyrim e mori Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës për pjesën e studentëve që studiojnë në kryeqytet.

“Bashkia e ka patur mundësinë t’i janë dum kësaj çështjeje, por me autonominë e universiteteve, kjo detyrë i kaloi universiteteve. Kur universitetet nuk e bënë, atëherë thamë po e bën bashkia. Secila bashki, sipas shërbimeve që ofron, do të bëjë kartën. Sot prezantojmë dy modelet e para të kartës dhe do donim shumë që Brenda muajit maj, secili prej jush, të kishte Kartën e Studentit. Nëse shkoni në një galeri apo kinema, ulja përfitohet menjëherë duke skanuar kartën. Nëse s’doni ta mbani me vete kartën, kemi edhe një version elektronik të saj, nëpërmjet telefonit”, tha Veliaj.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se karta e studentit është një premtim i bërë që prej një dekade, por që nuk është përmbushur pasi universitetet nuk kanë kryer detyrimet e tyre.  Ajo theksoi se tashmë, falë bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, Karta e Studentit do të ofrojë një sërë lehtësirash për studentët, duke filluar nga blerjet me çmime më të lira e deri tek disa shërbime nga institucionet.

“Është një premtim i para një dekade. Ka qenë edhe një kërkesë në ligjin e arsimit të lartë që nga viti 2007. Ekziston në ligjin e 2015. Në mënyrë që karta të realizohej do të duhej të kishte një bashkëpunim më të mirë mes universiteteve dhe institucioneve, për të pasur mundësi për të bërë marrëveshjet. Karta nuk përfshin vetëm uljet që merren nga kompanitë, por edhe shërbimet që përfitohen. Deri tani universitetet nuk kanë qenë shumë aktive në pjesën e tyre. Kemi marrë përsipër që Ministria bashkë me Bashkinë e Tiranës të realizojë kartën e studentit”, tha ministrja Shahini.

Por cilat janë shërbimet që studentët përfitojnë falas ose me çmime tepër të reduktuara. LEXO KETU

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 16/04/2019 15:33

    Leni keto por"" mor burr i dheut. Me taksat qe ke vene me pak vullnet mund te bej nga 5 karta per stuend. Buxhetet e universiteteve nuk mbulojne dot benzat amg te rektoreve:)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë