Veliaj: Familjet e përmbytura nga
shirat tashmë kanë shtëpizë të vogël

Veliaj: Familjet e përmbytura nga<br />shirat tashmë kanë shtëpizë të vogël
Gjetja e zgjidhjeve për strehimin e komunitetit rom mbeten ndër objektivat kryesorë të Bashkisë së Tiranës.
 
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nga afër punën që po bëhet për ngritjen e parkut të rulove për banorët e komunitetit rom,të cilët u përmbytën gjatë shirave të muajit janar në Bregun e Lumit.

veliaj me familjet e permbutura

I shoqëruar nga ambasadorja e Hollandës në vendin tonë, Dewi van de Weerd, përfaqësuesi i UN-it, Brian Williams dhe drejtuesit të Ecovolis, Ened Mato, kryebashkiaku Veliaj vizioi ambientet e parkut, si dhe bisedoi me banorët që do të strehohen aty, duke u njohur me problematikat që shoqërojnë jetën e këtij komuniteti.
 
Veliaj vlerësoi se falë punës dhe angazhimit edhe të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, një pjesë e komunitetit rom do kenë tashmë një strehë të përhershme ku do mund të jetojnë.

Më vjen mirë që në një situatë, e cila me shirat e fundit u bëdramatike, ku shumë anëtarë të komunitetit rom ishin vunerabël prej përmbytjeve dhe u strehuan në këto kapanone për çështje të emergjencës, sot kanë një shtëpizë të vogël, modeste, por të sigurt, të ngrohtë, jashtë të gjitha rreziqeve që mund të sjellë moti e natyra. Besoj se tani, hapësirat që u përdorën për emergjencat, mund t'i kemi për çdo situatë tjetër”, tha Veliaj.

erion veliaj

Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë vullnetarët që u angazhuan dhe punuan për të mundësuar ngritjen e këtij parku, si dhe përkujdesin që tregojnë ndaj këtij komuniteti.

Unë besoj se kur punojmë të gjithë bashkë, ne mund të bëjmë gjëra që veç e veç janë të pamundura”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd u shpreh e surprizuar që brenda një kohe të shkurtër u bë një punë e madhe dhe për këtë ka shprehur falenderimin për të gjithë aktorët e angazhuar.

veliaj me familjet e permbutura
 Foto të tjera..

Do të doja të falenderoja komunitetin që jeton këtu, që bashkë me Ecovolis morën përgjegjësinë për ta kthyer këtë në një kamp të vërtetë ëndrrash. Po ashtu, dëshiroj të falenderoj Bashkinë e Tiranës e cila dha kontributin e saj në këtë nismë. Përgëzimet e mia për këtë”, përfundoi ajo.

Kurse, Ened Mato, përfaqësues i Ecovolis, shtoi se dita e sotme është një mundësi për të dhënë një dorë dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për një komunitet si familjet rome.

Ky park reflekton dashuri, edhe për mjedisin rrotull. Jam i lumtur sepse arritëm deri këtu, por jemi 30% e punës, kështu që kemi akoma punë përpara dhe jemi të vendosur që këtë ta bëjmë parkun më të bukur në botë”, u shpreh Mato.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema