Veliaj: Mos sillni rroba, duhen batanije dhe ushqime që konsumohen sot për sot! Ja ku mund të kontribuoni

Veliaj: Mos sillni rroba, duhen batanije dhe ushqime që konsumohen sot për sot! Ja ku mund të kontribuoni

1575030998_thumbnailVeliajgjateinspektimittemagazinavetendihmaveneFarke2.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj theksoi se falë solidaritetit që treguan qytetarët, edhe Tirana ka përmbushur nevojat për veshmbathje, ndërsa bëri thirrje që kush ka mundësi të kontribuojë me shtretër, batanije e ushqime. “Kemi ezauruar të gjitha nevojat për veshmbathje. Pra, kemi mjaftueshëm xhupa, pulovra, triko dhe të brendshme, për nevojat e Tiranës. Prandaj, ju lutem mos sillni rroba dhe tesha. Ajo që në fakt na duhet janë batanijet, të cilat nuk mjaftojnë tani që afron dimri, shtretër portativë, dyshekë, dhe jorganë. Edhe për ushqime kemi nevojë, kryesisht na duhen ushqime që nuk prishen, pra jo gjëra që konsumohen për sot, por gjëra që kanë një afat skandence fundin e vitit 2020, që të sigurohemi që gjatë gjithë këtyre muajve të kemi mjaftueshëm rezerva në magazinë, për të adresuar edhe familjen më periferike të Tiranës së madhe, sidomos në zonat e fshatit, ku kemi edhe problemet më të mëdha”, shtoi Veliaj.

Gjithashtu, ai falenderoi të gjitha ato subjekte private e figura të njohura publike që kanë dhënë shembullin e tyre për të ndihmuar rimëkëmbjen dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara. “Dua të falenderoj shumë Rita Orën, që mori përsipër të adoptojë një shtëpi dhe një familje. Sikur të gjithë ta bënin këtë, atëherë besoj se përpara Krishtlindjes e Vitit të Ri, do të përmbushim një pjesë të madhe të nevojave dhe besoj se kush ka një emër publik, që mund të mbledhë energji financiare apo ndihmash praktike, ta shfrytëzojë. Kjo është dita për të dhënë të gjithë nga një dorë. E bëri Rita, jam i sigurt se mund ta bëjnë edhe plot personalitete të tjera që i kanë mundësitë. Mezi pres që këtë sfidë ta kthejmë në një oportunitet, që Tirana, Shqipëria, të ngrihet më e fortë se ç’ishte para tërmetit”, tha Veliaj.

Ai u bëri apel qytetarëve që të kontribuojnë edhe pranë portalit të qeverisë E-Albania me vlera monetare për të siguruar rindërtimin e zonave pas këtij momenti të parë të vështirë. Mandej shtoi se Bashkia e Tiranës ka ngritur në këmbë gjithë sistemin e saj të emergjencës dhe menaxhimin me transparencë të të gjitha ndihmave të qytetarëve apo subjekteve të ndryshme.

“Jemi në magazinat kryesore të Farkës, ku pasi kemi marrë ndihma nga qytetarët, bëjmë një seleksionim sipas veshjeve, sipas masave, sipas nevojave që ka çdo familje, dhe pastaj nga magazina qendrore shpërndahen në të 27 njësitë tona, ku kemi magazinat e vogla, dhe më pas në secilën familje. Kemi një sistem transparent, jemi shumë mirënjohës për gjithë qytetarët që dhuruan, por mënyra më e mirë për të thënë mirënjohjen, nuk është duke përsëritur faleminderit, por duke treguar përgjegjshmëri dhe besnikëri, sesi menaxhojmë të gjithë bujarinë dhe dashamirësinë e tyre. Kemi një databazë, çfarë hyn në magazinë, çfarë del, dhe pastaj i rakordojmë me çdo gjë që shpërndahet në njësi, ku do ta firmosë edhe banori që ka marrë ndihmën”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku bëri të ditur gjithashtu se Tirana përveç plotësimit të nevojave të veta, do të kontribuojë edhe për zonat më të prekura jo vetëm me ndihma, por edhe me kapacitete njerëzore për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate.


Lajmi kryesor:

SOLIDARITET/ Biznesmeni bën për 'dush të ftohtë' politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit...pse s'i hapni për banorët? (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave