Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një dëgjese më banorët e Kodër Kasharit, ftoi qytetarët të zgjedhin një kryetar bashkie që qëndron në krye e jo në fund të punëve.
"Ne duam një kryetar bashkie që është 24 orë në ditë në krye të punës, në 7 ditë të javës", deklaroi Veliaj. Ai theksoi se hallet e qytetarëve zgjidhen duke u marrë me problemet reale, ndërsa akuzoi opozitën se vendos prioritet interesin privat dhe jo atë publik.
Kandidati i majtë, akuzoi Partinë Demokratike se për 4 vite nuk ka bërë asgjë për këtë zonë. "Në 4 vite nuk është bërë asgjë për Kasharin. Me reformën e re administrative i dhamë fund një ndarje fyese. Sot Kashari është një lagje e re e Tiranës, në të cilën do të investohet me prioritet për përmirësimin e infrastrukturës", deklaroi Veliaj.
Duke folur për reformën e pensioneve, në krye të së cilës ishte z. Veliaj, si ministër i Mirëqënies Sociale, ai theksoi se "falë amnistisë që kryem përfituan pension 220 mijë veta"./atsh/
/Shqiptarja.com