TIRANË - Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi pasditen e se martës një bashkëbisedim me banorë të Njësisë 5 në kryeqytet.
Veliaj u ndal te investimet e munguara në kryeqytet në këto 4 vite, e sidomos tek Komuna e Parisit. Sipas kandidatit të majtë, Njësia 5 është zona që pëson përmbytje sa herë bie shi. Ky ka qenë edhe një nga shqetësimet e shprehura nga banorët e kësaj zonë, ndërsa Veliaj është shprehur se do të ketë një fond të veçantë për investime.
“Me një shi fshihen vijat e bardha që u bënë për 4 vite. Njësia 5 në Tiranë është ajo që përmbytet gjithmonë, edhe pse ka më shumë banorë se i gjithë Kukësi. Kjo zonë është persekutuar më së shumti. Tirana nuk është vetëm vendi i 1 milion banorëve, por i të gjithë atyre që zgjedhin ta vizitojnë. Duke filluar nga java tjetër do të prezantojmë një program të specializuar për çdo njësi”, tha Veliaj.
Redaksia Online
(a.h.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com