Në prezantimin e “Paktit të Universitetit” fjalën e ka marrë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai i kërkoi studentëve që të vijojnë mësimin pasi do të pengojnë më pas punën për rikonstruksionin e konvikteve, që pritet të nisë më korrik.
“Çdo ditë kemi filluar punën për një konvikt të ri. Në të shkuarën Qytet Studenti ka qënë i mbushur me baste dhe me klube striptizmi. Nëse universitetet do të vijojnë të mbahen të bllokuar do të vuajnë studentët e rretheve dhe konviktorët. Sepse nuk do të mund të rikonstruktohen dhomat e konvikteve. Kemi një plan që rikonstruktimi të fillojë në korrik. Tashmë e kemi rikonstruktuar një konvikt por na duhen dhomat e lira për të vijuar punën gjatë muajve gusht-shtator,”- tha Veliaj.
Lajmi kryesor:
‘Pakti për Universitetin’/ Ministrat marrin në patronazh fakultetet, Rama-rektorëve: Mos të vijë dita që t’i bashkohem studentëve












