Veliaj për Report Tv: Rindërtimi kauza e fortë e PS për mandatin e tretë, nuk presim fushatën për të mbajtur premtimet

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe njëherësh drejtuesi për Tiranën i PS-së për fushatën zgjedhore ka thënë se PS nuk pret vitin elektoral për të mbajtur premtimet që ka bërë, por i përvishet punëve që t'i realizojë sa më parë. Në një intervistë për Report Tv, Veliaj tha se disa nga sfidat që PS ka në këtë periudhë lidhet me procesin e rindërtimit ku do të hyjnë në shtëpi 1000 familjet e para brenda këtij viti dhe nisja e ndërtimit të dy lagjeve të reja në Tiranë. Veliaj ka deklaruar se Partia Socialiste në krye të agjendës së saj ka rindërtimin dhe çështjet të cilat lidhen drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve. Duke folur mbi takimin e zhvilluar një ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët socialistë,  Veliaj tha se orientimi kryesor politik është drejt punëve publike. 

"Partia Socialiste është një parti, jo vetëm më e madhja, më patriotikja dhe ndoshta më jetëgjata në menaxhimin e punëve të vendit, por është edhe një nga partitë më të disiplinuara. Ne nuk besojmë që fushata është bixhoz. Ne nuk besojmë që rrëmuja, ulërima, sharjet që karakterizojnë tipikisht fushatat në Shqipëri, janë zgjidhja. Ne besojmë në një parti që i fillon punët mbarë, punën e sotme nuk e lë për nesër, merr dhe bën një llogari të arritjeve që ka pasur, të punëve që janë bërë, të kritikave, vërejtjeve, pakënaqësive, mërive që mund të ketë në komunitet. Unë jam vetë drejtues i punëve në Tiranë. E di që Tirana ka 10 mijë rrugë, mund të kemi bërë 8000, por ka edhe 2000 të tjera për të bërë. Është vetëm çështje kohe, teksa ne ekspandojmë në çdo lagje. Është më mirë kur ne takohemi, kur ne shohim se si po ecin punët në varësi edhe të çështjeve. Disa Bashki kanë fokus çështjen e rindërtimit, disa të tjera sapo mbaruan sezonin më të çuditshëm turistik që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, prej historisë së pandemisë. Për të gjitha këto arsye, ishte një takim mobilizimi, përveshjes së mëngëve, për një fitore tjetër të Partisë Socialiste në krye të punëve të vendit, jo vetëm sepse nuk ka alternativë përballë, por sepse ne besojmë që ky mision është ende i papërfunduar, si në qytetet ashtu edhe në gjithë punët e vendit”, tha Veliaj.

Veliaj tregoi dhe prioritetet e tij është procesi i rindërtimit ku brenda dhjetorit të këtij do të dorëzohen çelësat e 1000 shtëpive të para individuale, ndërsa po brenda këtij viti do të nis ndërtimi i dy lagjeve ai te 5 maji dhe në Kombinat. 

"Një familje e mirë gjërat e rëndësishme nuk i le pa bërë dhe nuk zgjedh mes një fëmije, apo një fëmije tjetër. Unë besoj që sfida jonë është të mos zgjedhim, - do bëjmë rindërtimin, do vazhdojmë me investimet, apo do bëjmë shkollat, parqet, rrugët, sheshet, apo mbjelljet e pemëve tani që afron sezoni, - ne do t’i bëjmë të gjitha.Janë ato shtëpitë që janë si minivila, pra shtëpitë private që ne i quajmë individuale, monofamiljare, kryesisht në zonat rurale, aty ku kanë qenë edhe shtëpitë e vjetra të ndërtuara që në kohën e pasluftës. Familjet e këtyre shtëpive do të futen të gjitha në shtëpi para Vitit të Ri. Nuk do kalojmë në vit elektoral për ta mbajtur këtë premtim dhe për ta ruajtur në fushatë. Siç kemi thënë, brenda këtij viti të gjitha familjet që janë pjesë e këtij procesi të rindërtimit do të strehohen në shtëpi të reja me çelësa në dorë dhe me të gjitha kushtet e lidhjes së rrjetit, të energjisë, të ujit. Kështu që, njëherë e mirë ne e shkëpusim këtë zinxhir të varfërisë, sidomos në zonat rurale, prej këtyre shtëpive dhe infrastrukturës së dërrmuar që këtu e shumë vite përpara.Sfida e dytë ka të bëjë me hedhjen e themeleve që do fillojë që këtë vit, nuk do presim ta bëjmë në fushatë, do ta bëjmë tani, sepse tani e kemi premtuar për lagjet e reja te “5 Maji” dhe në Kombinat. Do kemi 2 lagje që do ngrihen, e thënë në mënyrë metaforike nga hiri i Feniksit, nga rrënojat e tërmetit, sepse nuk lëmë punë për ditë fushate. Punët e sotme i bëjmë sot dhe jo nesër. Këto janë çështje sensitive sepse kanë të bëjnë me çështjet e tërmetit.Këshilli Bashkiak do të mblidhet prapë nesër, do të kalojmë qindra pagesa të tjera cash për ata që kanë pasur dëmtime, që më në fund kanë sjellë dokumentet. Një pjesë e qytetarëve kanë qenë me pushime, mirëkuptohen, i kemi pritur dhe nesër kalojnë prapë disa qindra pagesa të tjera. Prapë nuk do presim fushatën, puna e sotme nuk lihet për nesër, ne do i bëjmë pagesat sot. Kurse në fushatë do të shpalosim idetë tona se si do të vazhdojë puna më tej, jo vetëm në nivel qendror, por edhe në nivelin e bashkive tona', tha Veliaj.

Në lidhje me pandeminë dhe tërmetin, Veliaj tha se qeveria tregoi më së miri se ishte e aftë ta përballonte, pasi ajo nuk ka në dorë fenomene natyrore, por mënyrën si reagon dhe sipas tij rezultati është parë.

"Nëse do të ishim në një situatë ku shpërtheu Gërdeci apo do të vrisnim protestues në bulevard padyshim që do të ishim shumë keq, por pandemia dhe tërmeti nuk i shkaktuam ne. Qeveria ka në dorë si reagon dhe nëse flasim për reagimin për tërmetin ne kemi filluar të japim çelësat e parë të shtëpive të para. Sfida për një politikan dhe drejtues nuk është se çfarë mund të bëjë për gjëra që si ka në dorë, por si reagon për këtë", tha Veliaj.

VIDEO/Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Veliaj: Populli të ballafaqojë punët e bëra në bashki nga unë e Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ftuar edhe njëherë kryetarin e PD, Lulzim Basha të ballafaqohet në fushatën e ardhshme me qytetarët e Tiranës për punën e 4 viteve kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Duke qenë se në fushatë është populli që interviston ata që aplikojnë për punë, secili prej nesh kur intervistohet për punë, qoftë edhe ju si gazetarë, pyetja e parë që ju bëhet është: Ku keni punuar më parë? Pyetja e dytë është: Si keni punuar më parë? Kështu që, pyetja për Lul Bashën me shokë është, ku kanë punuar më parë? Përgjigja është: Në Bashki të Tiranës. Teksa intervistoheni nga populli për të marrë një punë më të rëndësishme duhet të jepni një llogari dhe të jeni transparentë. Pse nuk punonte sahati për 4 vite? Pse qyteti nuk pastrohet? Pse nuk u mboll një pemë? Pse nuk u ndërtua një shkollë?”, tha Veliaj

Ora 14:39
Veliaj ironizon Bashën: I shan në TV, pastaj ha dreka e darka me oligarkët dhe u merr vila si shpërblim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se shqiptarët e kanë të qartë se cilën alternativë duhet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ajo është Partia Socialiste. Ai deklaroi se socialistët janë plot energji për marrjen e një mandati të tretë, ndërsa sfidoi Lulzim Bashën që të kandidojë në Tiranë, për t’u treguar qytetarëve nëse ka bërë ndonjë punë kur ishte kryetar bashkie.

“Si unë, si Nini, si Elisa, jemi super të karikuar për një fitore dhe një mandat të tretë në Tiranë. Një fitore për të bërë punë dhe për të mos rrezikuar për të marrë në punë dikë, i cili në çdo punë që është provuar ka dështuar. Si ministër i Jashtëm i fali detin Greqisë me letra, jo me fake neës; si ministër i Brendshëm u vranë njerëz në Bulevard me plumba në mish, si ministër i Transportit e la përgjysmë Rrugën e Kombit dhe sot janë ende duke u ndërtuar urat, kurse si kryetar bashkie i ngeli ora, bëri një ndërtim pa leje për veten e tij dhe për dy vite nuk erdhi punë fare. Ndaj, sfida vlen: Lulzim Basha të kandidojë në Tiranë”, theksoi Veliaj.        

Duke u ndalur tek çështja e parkimit nëntokësor te Liqeni, kryebashkiaku tha se nuk do ketë asnjë cenim të kësaj hapësire. Ai u shpreh se përkundër deklaratave që Basha lëshon në televizor ndaj oligarkëve, është po ai që ha dreka e darka me ta dhe merr vila prej tyre.

“Nuk bëhet fjalë për cënim të liqenit. Restoranti ngjitur me Gardën do t’i kalojë bashkisë së Tiranës dhe aty do të bëjmë një parkim nëntokësor për të gjithë ata që frekuentojnë liqenin. Nuk jam unë ai që bën pazare me oligarkët dhe nuk jam unë ai që merr vila nga oligarkët për çdo gjobë dhe për çdo protestë false që ngre. Në kohën e Lul Bashës, për të marrë leje ndërtimi në Tiranë paguhej 1/10 e taksës që paguhet sot. Sot ndërtuesit paguajnë 10-fishin. Sjellja me oligarkët nuk është t’i shash në tv dhe më pas të hash dreka e darka me ta, edhe të marrësh ndonjë vilë si shpërblim për të hequr gjobën që iu vë me protesta false. Sjellja me oligarkët është si sillesh me financat e tyre. Unë jam socialist, jam progresist, jam krenar për këtë dhe besoj se ai që fiton më shumë nga të mirat e këtij qyteti, duhet të kontribuojë edhe më shumë. Kjo është arsyeja që kushdo që ndërton në Tiranë paguan 10-fishin e taksës që paguante në kohën e Lulit dhe të kunatit”, nënvizoi Veliaj.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 04/09/2020 23:57

    C'FARE RINDERTIMI mor maskara ju ka kapur me presh ne duar KLSH,,kontrolli i larte i shtetit,,,,jeni duke prishur kot shkolla ne durres sepse doni te ndertoni aty kulla.......

    Përgjigju
  • luani: 04/09/2020 23:55

    PO FUSHA futbolli ,,,basketbolli,,volejbolli tenisi,, o erion pse nuk ben,,,vetem pallate shikohen qe ndertohen ne tirane,,,a merr leke ti erion per c'do pallat qe ti jep leje???????pergjigju erion nese je qytetar i tiranes,,,.....pergjigju pse po vazhdon edhe sot ndertime pallatesh tek fusha e aviacionit....???????

    Përgjigju
  • Ola: 04/09/2020 17:46

    Nuk fitohen zgjedhjet me punet e bera ne 3-4 bashki o Veliu.Shqiperia esht nga vermoshi ne konispol.Ne ket vend esht investuar nga brezi e poshte....nga koka ne brez jan investuar qindarka.Nuk keni me fytyr te beni premtime e te lavderoheni pasi 8 vjet boll e ropet dhe ju ket popull.Te njejtin fat te Berishes do ket dhe Rama.

    Përgjigju
  • Genjeshtra: 04/09/2020 16:55

    9 muaj asnje pergjigje per pallatin e çarë ne dysh buze Lanes... medemek konstatim me sy DS3... na thone duroni...

    Përgjigju
  • Ariu: 04/09/2020 16:21

    Ty kane per te ta zdryp gruan po prit, do te vije rradha!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 04/09/2020 15:09

    O shporta fiqve, o çuni mjaftit dhe g99,o djali mamit te kalase se Gjiokastres,o laperipolitik i rilindjes,o lavatriçe e KLANSEKTIT PS,PD,LSI,O NEVERIA E TIRANES DHE E GJITHE SHQIPERISE- POPULLI KA NJE PYETJE PER TY:A ke ndonje pjestar te familjes qe te do si djale,si vella, si bashkeshort,pra qe te do pa interes dhe te te keshilloj te heqesh dore nga poshtersite e te mos shkosh me tej? MJAFTE ME O LEHAQEN I NEVERITSHEM!

    Përgjigju
  • hahah: 04/09/2020 14:19

    ka te lindit sot dielli, nga jugu apo nga jug perendimi

    Përgjigju
  • Sa mire: 04/09/2020 14:12

    Ty veç burgu te ben derman, se je ne miniature nje kone qe per perdorim te perditshem mban kampjon. Te kane rene kredencialet dhe e di mire kete gje e provove vjet ne zgjedhje sa vota more. Shpresen ne sirtar e ke vetem tek mafjozet qe po pastrojne miliardat me ndertim ne tirane! Do perfundosh keq o lavatrice e pisllekut te krimit. Ata te paret do te te zhgaravitin e marrin parate qe te kane dhene, tamam si nje zdroms talebanez, se shqiptareve ju vjen anash ti ftyre e ndyt.

    Përgjigju
    • Washington: 04/09/2020 18:24

      Bravo Lali Eri nxirja te gjitha te mirat qe kane bere keta Babalet e Lylit.

    • U.S.A.: 04/09/2020 15:13

      Respekt z.Erion per gjithe punen.

    • LALI: 04/09/2020 15:04

      Mundesisht ne nje qeli me Zogun e Tiranes se vetem ai i duket burre te tjeret jo.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë