Veliaj prezanton programin për Tiranën, Rama: Vota për Aleancën e majtë, votë për qytetin tuaj

Erjon Veliaj, Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës prezantoi sot programin e tij, ku në qendër të vëmendje ishte insfrastruktura, gjelbërimi dhe turizmi.
Gjatë aktivitetit ku kandidati Veliaj prezantoi programin e tij, ishte i pranishëm dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, që argumentoi arsyet se përse qeverisja e tij është drejtimi i duhur për vendin.
Në argumentat që solli në vëmendje Rama, ishin reformat e ndërrmara nga qeveria, të cilat ndryshuan udhën e Shqipërisë nga degradimi tek zhvillimi.
"Politika jonë nuk është politik e gënjeshtrës, por e të vërtetës. Ne në 18 muaj kemi ndërmarrë një sërë reformash të cilat ndryshuan drejtimin e vendit, nga degradimi tek zhvillimi. Le të marrim energjinë. 1 miliard euro borxh të akumuluara në vetëm 6 vjet, nga 2007-2013, një borxh i krijuar nga fakti unik në europë dhe çdo vend normal të botës, ku gjysma e popullit paguante dhe për gjysmën tjetër që nuk paguante. Sot nuk kemi arritur që çdo qytetari që paguan për drita, ti çojmë faturën që i takon në kohën dhe shërbimin e duhur, por pas 18 muajsh sot kemi mbi 300 mijë konsumator që e kanë braktisur rrugën e gabuar të së shkuarës dhe janë bërë pjesë e atij populli që paguan për atë që merr dhe që sëbashku kanë sjellë që në muajin prill kompania doli me të vetat, pa futur duart tek arka e shtetit, pra është e qartë që jemi në drejtimin e duhur", theksoi Rama.
Më tej Kryeministri vuri në dukje reformën në arsim. "18 Unviersitete jashtë binarit, 13  gjimanaze po njësojë, të cilat ishin kthyer ofiçina diplomash që thithnin lekë dhe jepnin letra pa vlerë, duke i vjedhur ëndrra prindërve. Ne i mbyllëm këto ofiçina, hoqëm tekste që ju servireshin nxënësve në rrugën e dijes. Që këtë vit do ti zëvendësojmë këto absurditete me tekste të Oksfordit, Cambridge..etj, besojë se është e qartë që jemi në drejtimin e duhur", ritheksoi Kryeministri.
"Marrim spitalet, vijoi ai. Askusht nuk mund të thotë që sot pas 18 muajve shqiptarët duhet të na duartrokasin sepse tmerri pa fund i shërbimeve shëndetësore është zhdukur plotësisht, jo. Por askush nuk mund të harrojë se deri par 18 muajsh njerëzit rrinin në dyert e spitaleve duke kërkuar ilaçe sa andej këndej, sot jo vetëm që nuk ka më mungesë ilaçes, por sot janë 55 barna më shumë në listën e rimbursimeve. Sot shërbimi është më i kualifikuar dhe ka kontrolle falas për moshë nga 45-60 vjeç.  Kjo është rruga është e duhur", shtoi Rama, i cili kujtoi dhe projekte të tjera të qeverisë si legalizimet, ku nënvizoi faktin se qeveria e drejtuar prej tij në një vit ka lëshuar 32 200 legalizime, pra 11 000 më shumë se perjudha e mëparshme dhe të gjitha falas".
Ai gjithashtu kujtoi projektin e qendrave urbane, kujtoi aksionin për hidrokarburet dhe luftën e me çdo kusht kundër korrupsionit, ku sipas Ramës askush nuk është i amnistuar, pasi vetëm kështu mund të shkojmë në rrugën e duhur.
Duke kthyer fokusin tek zgjedhjet lokale, Rama nënvizoi faktin se për të vijuar në rrugën e duhur, duhen kryetar bashkia të aftë me vizion dhe që janë të gatshëm për bashkëpunim. "Kandidati i djathtë mund të jetë burr i mirë, por nuk mund të bëjë gjë, pasi nuk e lë SHQUP-i. Prandaj vota për Aleancën për Shqipërinë Europiane është një votë për qytetin, për komunitetin tuaj. Kjo nuk është çështje e një njeriu, por çështje e një vizioni, një programi dhe një familje që I jep vendit kandidatin e duhur", theksoi Rama.
Kandidati i majtë, Erjon Veliaj gjatë prezantimit të programit të tij bëri të ditur se në Tiranë janë identifikuar nga ekipi i tij 3 000 probleme, duke filluar nga infrastruktura, gjelbërimi, arsimi, trafiku, tregjet..etj, për të cilat Veliaj u zotua se do ti zgjidhte breda 300 ditëve të para, ndërsa parashtroi dhe projektet e mëdha.
"Fushata jonë bazohet të vullnetarët, tha Veliaj. Kemi 80-të tillë, që kanë mbaruar ubranistik dhe arkitektuarë, të cilët jo detyrimisht kanë teser partie, por që janë pjesë me zemër e kësaj nisme. Ata në 8 muaj kanë bërë inventarin e degradimit të Tiranës, duke verifikuar, identifikuar problemet infrastrukturore.  3 000 probleme si rrjedhoi e degratdimit. Në infrastrukturë, tha Veliaj janë 138 hapësira të bllokuara me parkime abuzive,  871 rrugë të amortizuara, 327 trotuare të amortizuara, që janë objekt i 300 ditëve të para të punës. Po ashtu, tha ai, janë 114 rrugë pa ndriçim. 267 puseta të hapura dhe 479 probleme transporti dhe mundësi për të ndërhyrë. Në total, shtoi Veliaj, janë 1646 probleme rrugore, që për ne janë vetëm mënyra dhe potenciale për tu shërbyër qytetarëve të Tiranës".
"Në arsim, shtoi ai, janë identifikuar 47 hapësira të amortizuara, apo vende ku teorikisht duhet të ishte investuar. 19 hapërisa potenciale për bibloteka,  rreth 50 hapësira sportive të munguara. Kemi 89 çerdhe, kopshte e shkolla që kërkojnë ndërhyrje urgjente.  Sa i takon gjelbërimit, sipas Veliajt, janë 191 hapësira të pashfrytëzuara, që pas 300 ditëve të para do të vihen në dispozicion të qytetaërëve të Tiranës. Në total në këtë drejtim janë 376 probleme, por që për ne janë potenciale për tja kthyer qytettit në 300 ditët e para", shtoi ish-Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë.
Më tej, ai prezantoi dhe disa nga projektet afatagjatë të programit të tij. Kështu, në krye të programit sipas Veliajt është krijimi i një kampusi të ri Universitar për studentët e qytetit studenti. Po ashtu është përfundimi infrastrukturës rrugore, duke përfunduar të treja unazat, të madhen, ndërmjetmen dhe të voglën. Gjithashtu Veliaj tha se shumë shpejt Tirana do të ketë dhe një hyrje të re, atë nga rruga Dibrës, ku kalon segementi i rrugës së Arbrit. Ndër premtiet që vuri në dukje kandidati Veliaj ishte dhe vijimi i projektit për Bulevardin e Tiranës, ku gjelbërimi dhe betoni do të në përpjestim të drejtë dhe praën lumit të Tiranës do të krijohet një nga parqet më të bukura të ballkanit. Kandidati Veliaj theksoi se ekipi i tij ka gati dhe një project për kopshtin zoologjik. "Një projekët që do ta kthejë kopshtin zologjik një park social për fëmijët e të rinjtë", nënvizoi Veliaj, i cili në vijim të fjalës së tij theksoi se pjesë e programit janë restaurimi i pazarit të ri, krijimi i tregjeve të lëvizshme...etj.
Gjatë aktivitetit u prezantuan dhe kandidatët për Këshillin Bashkiak të propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane. Alfred Dalipi, Kreu aktual i Këshillit Bashkiak tha se ky Këshill duhet t'i kthehet qytetarëve. "Ne u përpoqëm të mbajmë këtë këshill në nivelin e qytetarëve, jo të braktisjes së tyre. Edi Rama na dha vetëm një porosi për së pari mbroni interesin e qytetarëve, ai është i pari pë rne. Unë besojë tek Erion Veliaj dhe stafi i tij. Ne po përgatisim të gjithë infrastrukturën vendimarrëse për tju përgjigjur dhe banorëve të rinjë që bëhen pjesë e Tiranës", tha Dalipi./atsh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë