Veliaj priti në takim homologun nga Sarajeva, Abdulah Skaka: Do fuqizojmë partneritetin midis dy vendeve

Veliaj priti në takim homologun nga Sarajeva, Abdulah Skaka: Do fuqizojmë partneritetin midis dy vendeve

Erion Veliaj dhe Abdulah Skaka

Tirana dhe Sarajeva do ta çojnë në një nivel tjetër bashkëpunimin mes tyre, në të mirë të qytetarëve të të dyja kryeqyteteve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Sarajevës, Abdulah Skaka, me të cilin ndau një bisedë mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shtimin e marrëdhënieve mes dy bashkive në fushat e shkëmbimeve tregtare, biznesit, rinisë dhe kulturës.

Kryebashkiaku i Sarajevës, Abdulah Skaka, ndërsa falenderoi Tiranën për mikpritjen, vlerësoi punën e bërë nga Veliaj për transformimin e qytetit. “Më vjen shumë mirë që e shoh Tiranën në këtë dritë dhe i përgëzoj qytetarët e Tiranës për përkrahjen që i kanë dhënë një njeriu shumë kreativ dhe energjik, si ju”, tha ai.

Teksa, së bashku mbollën edhe një pemë, si shenjë e vazhdimësisë së miqësisë mes dy qyteteve, Veliaj tha se mes tij dhe kryebashkiakut Skaka ishte rënë dakord për realizimin e një sërë projektesh, që do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve.

Sot është një ditë shumë speciale për marrëdhëniet mes Tiranës dhe Sarajevës. Në shenjë të miqësisë sonë, sapo mbollëm një pemë që do të jetë këtu për sa kohë që të ekzistojë Tirana dhe Sarajeva. Por, marrëdhënia jonë shkon përtej simbolikës dhe lajmi i mirë është që sot kemi dakordësuar se si do të fuqizojmë partneritetin midis Tiranës dhe Sarajevës me disa projekte konkrete. Jemi shumë të lumtur që një qytetare e jona, si Majlinda Bregu, do të drejtojë një qendër të veçantë për bashkëpunim rajonal në Sarajevë dhe do të bëhet qytetare e Sarajevës dhe do shfrytëzojmë edhe atë platformë të bashkëpunimit rajonal, si një urë që lidh dy qytetet tona.

Kryebashkikau Erion Veliaj

Gjatë takimit, kryebashkiaku i Sarajevës mirëpriti propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të krijuar një forum të përhershëm të kryebashkiakëve të kryeqyteteve të rajonit të Ballkanit.

Kemi dakordësuar që ka ardhur çasti që kryetarët e bashkive të kryeqyteteve të bashkëpunojnë, siç po bashkëpunojnë kryeministrat e vendeve, për të krijuar një forum të kryeqyteteve të Ballkanit. Do të angazhohemi të dy që ta shtojmë kalendarin e shkëmbimeve mes Tiranës dhe Sarajevës, kur vjen puna tek marrëdhëniet me biznesin, rininë dhe kulturën.

Kryebashkikau Erion Veliaj

Duke mbështetur nismën e Veliajt për krijimin e forumit të kryebashkiakëve të kryeqyteteve të rajonit, ai shtoi se ky takim do t’i japë një shtysë tjetër bashkëpunimit mes dy bashkive.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se qyteti i Sarajevës dhe i Tiranës janë vëllazëruar që në vitin 1996. Ky është thjesht vazhdimi i bashkëpunimit ndërkombëtar që do kenë dy qytetet, posaçërisht të rëndësishme në rajon. Shpresoj që disa nga bisedimet e sotme do të realizohen shumë shpejt dhe është shumë e rëndësishme që të formohet pakti, që do të përbëhet nga të gjithë kryebashkiakët e rajonit, në të cilat do punoj shumë seriozisht, sikurse edhe kolegu im, dhe shpresoj që një nga këto takime do zhvillohet shumë shpejt në pranverën e vitit 2019.

Kryetari i Bashkisë së Sarajevës, Abdulah Skaka

Veliaj i dhuroi kryebashkiakut të Sarajevës “Çelësin e qytetit”, në shënjë simbolike për shprehjen e miqësisë.

Mezi pres të kthehem në Sarajevë. Sot pata nderin që t’i jap kryetarit të Bashkisë së Sarajevës “Çelësin e Qytetit” të Tiranës, si shenjë e një dere të hapur dhe një miqësie të sinqertë. Kam dëgjuar për punën e shkëlqyer që ai ka bërë në Sarajevë dhe transformimin e Sarajevës nën lidershipin e tij dhe mezi pres që të shkoj dhe t’i shoh fizikisht.

Kryebashkikau Erion Veliaj

Gjatë takimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës e njohu homologun e tij me disa nga projektet më transformuese të qytetit të Tiranës, përfshi edhe atë për Teatrin e ri Kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë