Veliaj takim me socialistët e Njësisë 7: Bashkë me Edi Ramën, synojmë që Shqipëria në 2030 të jetë anëtare e BE-së

“Ambicia jonë është që Shqipëria në 2030 të jetë anëtare e BE”, ishte deklarata e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit të sotëm me strukturat e PS në Njësisë 7.

Ai theksoi se objektivi i socialistëve është që të vijojnë me punët e nisura.

 “Edhe kundërshtarët tanë janë në ditët e tyre më të mira, jetojnë në një qytet më të pastër, u vlen prona tre herë më shumë, mund të djegin goma dhe nuk u ndodh asgjë sepse ne, mbi të gjitha, jemi qytetarë, jemi Europianë, jemi tolerantë. Por, ama dimë edhe të mos mbytemi në betejat e ditës, dimë se si duhet çuar vendi përpara. Ndaj, ambicia jonë është për të bërë më shumë punë. Ambicia jonë është që në 2030 Shqipëria të jetë anëtare e BE-së. Vetëm Edi Rama dhe PS mund ta ngrejë atë flamur, nuk ka asnjë iluzion për këtë”, u shpreh ai.

Sipas Veliajt, Njësia 7 është dëshmitare e ndryshimeve që kanë ndodhur në këto vite.

“Te Njësia 7, duke filluar nga “Myslym Shyri”, nga rruga kryesore që është afër qendrës, është një nga zonat më të mëdha me AirBnb. Ka disa shkallë pallatesh ku ka më shumë të huaj sesa vendas. Dikur s’kishim puseta, nuk vinte autobusi në disa pjesë të njësisë. Shkollat tona ishin shkolla për burg, kopshti “Xixëllonja”, ishte tamam për xixëllonja se nuk shihje dritë, nuk shihje rreze, nuk kishte një gjë që të bënte një xixë të kuptonim ku ishim. Edhe burgjet i kishin bërë më të mira sesa kopshtet. Sot jemi në një ditë të jashtëzakonshme. Por, e dini çfarë? Nuk i bëri Zana e Malit. I bën një forcë që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë, që di të bëjë qytet, që di të bëjë shtet, që di të ngrejë flamurin lart, që di të na bëjë krenarë”,- theksoi ai.

K.M/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Mblidhet konferenca e kryetarëve, diskutohet heqja e mandatit të deputetit Sali Berisha

Mblidhet konferenca e kryetarëve, diskutohet heqja e mandatit të deputetit Sali Berisha